Kronika

SPAK/ Sot dita e fundit e intervistimit, deklaratat e kandidatëve

Ndini Tavani mban aktualisht detyrën e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë AntiKorrupsion në Tiranë.

Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht Prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës Credins ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.

Po kështu ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.

Pyetjet për të lidhen me çfarë cilësish do të sjell prokurori Tavani në SPAK, cfarë do të thotë SPAK në botëkuptimin e tij juridik dhe njerëzor.

Po ashtu ka pasur pyetje nga Komuniteti ndërkombëtar se “cili është qasja juaj organizative e parë kur merrni në dore një dosje”?

Ndërkohë edhe Vladimir Mara prezantoi para KLP aktivitetin e tij profesional ndër vite dhe disa nga çështjet më të spikatura që ka patur në hetim: goditje e grupeve kriminale si grupin e Tepelenës, dosja 339 me 74 personat nen hetim, sekuestrim sasi të madhe narkotikësh heroine në Kosovë, bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar duke përdorur metodat speciale të hetimit.

Prokuror Mara është pyetur për afatin e zgjatjes se një çështje: Nga ato që keni hetuar, çfarë bëni për të mbajtur mendjen të shëndosh duke patur parasysh presionin dhe stresin me punën tuaj.

“Kam paraqitur për vlerësim dosjet që kanë mbaruar dhe secila prej tyre ka specifiken e një dosje të ardhshme e SPAK dhe aktualisht kam 12 dosje ne hetim. Kam hetuar shumë zyrtar të lartë shtetërore nga ish-ministrat, ish-deputet etj. Me pavarësinë e prokurorëve që buron nga ligji i ri rritet dhe përgjegjësia e tij për punën që bëj”, tha ai.

Mara u përgjigj këshillit për rastin e vitit 2016, sekuestrim i sasisë së madhe prej 4 tonë narkotikësh në Vlore kur është akuzuar mediatikisht për fillimin e aksionit të policisë.

Mara pohoi se nuk ka qenë fare prezent në vendngjarjen dhe tha se “kam lajmëruar për dekonspirim duke kërkuar një hetim për personat që morën pjesë në aksionin e policisë”.

“Në këtë rast media ka qenë e përdorur dhe kam kërkuar që PP të bëntë një sqarim publik”, tha ai më tej.

Mara u shpreh se në çdo vend që ka punuar ka sjellë ekperiencën e tij dhe është përpjekur të bëj më të mirën në respekt të profesionin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button