☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.08 ▲2.04%
ARI 3,978 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▼ -3.33% ETH $2,234 ▼ -3.85% XRP $1.2471 ▼ -3.33% SOL $96.5300 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Spanja e Portugalia do të tërhiqen nga organizimi i Botërorit 2030 nëse Infantino nuk heq dorë nga “privatizimi” i kompeticionit

Kupa e Botës 2030, e cila do të organizohet për herë të parë nga tri shtete të ndryshme rrezikon të dështojë pasi Spanja dhe Portugalia kanë kërcënuar që të tërhiqen duke lënë të vetëm Marokun në këtë mision të vështirë.

Plani i Gianni Infantino-s për të privatizuar Kupën e Botës, ka sensibilizuar disa qeveri dhe federata të fuqishme në glob.

FIFA dëshiron të shfrytëzojë të drejtat për garat e saj përmes një dege, FIFA Forward Enterprise. Kjo kompani do të vlerësohej në 20 miliardë dollarë dhe do të lejonte shitjen e 20% të kapitalit të saj për të mbledhur afërsisht 4.2 miliardë dollarë, sipas shifrave të cituara nga vetë Infantino.

Por jo gjithçka varet nga paratë, dhe një pjesë e madhe e botës së futbollit po proteston kundër kësaj iniciative. Shembulli më i qartë u dha këtë të enjte nga UEFA. Organizata, e kryesuar nga Aleksander Ceferin, dënoi idenë e Gianni Infantinos dhe pohoi se mbështet 55 federatat e saj kombëtare në refuzimin e tyre të plotë të propozimit të FIFA-s.

Bojkoti i UEFA-s nuk do të ishte vetëm mungesa e skuadrave europiane në këtë turne, por edhe bllokimi i të gjitha aktiviteteve që do të luhen në Europë e që organizohen prej qeverisë së futbollit botëror. Për këtë motiv mësohet se si Spanja dhe Portugalia nuk do të jenë më të gatshme që të organizojnë Botërorin e 2030-ës, duke lënë të vetëm Marokun në këtë detyrë, të cilën nuk mundet ta përfundojë kurrë i vetëm. Për momentin Maroku nuk ka mbajtur një qëndrim kundrejt planit të Infantino-s ndërsa Konfederata Afrikane e Futbollit bëri me dijë ditën e djeshme se do të shqyrtonte planin e numrit një të FIFA-s. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.