🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,186 ▼0.71%
DOW 49,921 ▲0.66%
NASDAQ 23,667 ▼1.75%
NAFTA 81.93 ▲2.2%
ARI 3,556 ▼2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,793 ▼ -3.13% ETH $1,676 ▼ -4.21% XRP $0.9187 ▼ -3.79% SOL $69.1700 ▼ -6.07%
S&P 500 7,186 ▼0.71 % DOW 49,921 ▲0.66 % NASDAQ 23,667 ▼1.75 % NAFTA 81.93 ▲2.2 % ARI 3,556 ▼2.62 % S&P 500 7,186 ▼0.71 % DOW 49,921 ▲0.66 % NASDAQ 23,667 ▼1.75 % NAFTA 81.93 ▲2.2 % ARI 3,556 ▼2.62 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Konservatorët kryesojnë në sondazhe, Sánchez rrezikon humbjen e pushtetit

– Partia Popullore (PP), forca kryesore konservatore në Spanjë, dhe partia e ekstremit të djathtë “Vox”, pritet të sigurojnë së bashku shumicën parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme të 29 nëntorit, sipas sondazheve të publikuara në ditët e fundit, raportoi “Reuters”.

Rezultatet tregojnë se kryeministri socialist, Pedro Sánchez rrezikon të humbasë pushtetin, ndërsa partitë e djathta kanë avantazh në garën elektorale.

Sipas mesatares së sondazheve të publikuara nga gazeta “El País”, Partia Popullore kryeson me 31,5% të mbështetjes, e ndjekur nga socialistët e PSOE-së me 29%, ndërsa “Vox” renditet në vendin e tretë me rreth 18%.

Një sondazh i institutit “40dB” parashikon që Partia Popullore të sigurojë nga 127 deri në 136 vende në parlamentin me 350 deputetë, socialistët nga 116 deri në 127 mandate dhe “Vox” nga 51 deri në 61 mandate.

Këto rezultate do t’u mundësonin dy partive të djathta, të siguronin shumicën parlamentare, e cila kërkon të paktën 176 vende.

Megjithatë, sondazhi i institutit shtetëror CIS paraqet një tablo të ndryshme, duke parashikuar fitoren e socialistëve me 34,4% të votave, përpara konservatorëve me 24,9% dhe “Vox” me 15,6%.

Fushata elektorale është përqendruar kryesisht te kriza e strehimit, emigracioni, korrupsioni dhe siguria hekurudhore.

Pavarësisht se socialistët kanë ngushtuar diferencën me konservatorët gjatë fushatës, shumica e sondazheve vijojnë të tregojnë avantazhin e kampit të djathtë.

Publikimi i sondazheve ndalohet pesë ditë përpara zgjedhjeve, në përputhje me legjislacionin spanjoll.

Rezultati i 29 nëntorit do të përcaktojë nëse Pedro Sánchez do të qëndrojë në pushtet apo Spanja do të drejtohet nga një shumicë e re konservatore, e mbështetur nga e djathta ekstreme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.