☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,734 ▼ -1.52% ETH $1,659 ▼ -2.34% XRP $0.9458 ▼ -0.48% SOL $71.6300 ▲ +0.46%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Sánchez mbyll fushatën zgjedhore, synon një tjetër mandat

– Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka zhvilluar sot aktivitetet e fundit të fushatës zgjedhore, duke shprehur besimin se Partia Socialiste (PSOE) do të dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të planifikuara më 29 nëntor, pavarësisht sondazheve që favorizojnë partitë e djathta, sipas “Reuters”.

“Është e pamundur ta imagjinoj humbjen tonë”, deklaroi Sánchez në një intervistë për radion SER, ndërsa partitë politike po përmbyllin fushatën përpara votimit.

Kreu i qeverisë spanjolle tha se pret një rritje të pjesëmarrjes së votuesve me prirje të majta, gjë që, sipas tij, mund t’i mundësojë kampit progresist, sigurimin e shumicës parlamentare dhe formimin e qeverisë së ardhshme.

Sondazhet e publikuara përpara ndalimit ligjor të publikimit të tyre, tregonin një avantazh për Partinë Popullore (PP), të drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo, dhe partinë e ekstremit të djathtë “Vox”, me në krye Santiago Abascal.

Së bashku, këto dy forca politike shihen si kandidate për të siguruar shumicën, në parlamentin spanjoll.

Gjatë ditëve të fundit të fushatës, Sánchez u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të mobilizohen, për të penguar ardhjen në pushtet të një koalicioni të mundshëm mes PP-së dhe “Vox”.

Ai ka paralajmëruar se një qeveri e tillë, mund të sjellë ndryshime në politikat sociale, të drejtat e grave, pensionet dhe shërbimet publike.

Çështja e strehimit ka qenë një nga temat kryesore të fushatës, pasi kostot e larta të banesave janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve spanjollë.

Në debatin televiziv të djeshëm, Sánchez dhe kandidatja e koalicionit të majtë “Fronti i Gjerë“, Ada Colau, kritikuan liderin konservator Feijóo dhe kreun e “Vox”, Abascal, duke kundërshtuar qëndrimet dhe propozimet e tyre politike.

Nga ana tjetër, Feijóo u shpreh i bindur për fitoren e së djathtës, ndërsa Abascal akuzoi qeverinë aktuale, për keqmenaxhim dhe mashtrim të qytetarëve.

Në aktivitetin përmbyllës të fushatës, Sánchez mbajti një tubim në Madrid, ndërsa Partia Popullore zhvilloi aktivitetin e saj përfundimtar në Sevilje ndërsa “Vox” në Valencia.

Fushata zgjedhore përfundoi sot në mbrëmje. E shtuna do të jetë dita e reflektimit, gjatë së cilës ndalohet zhvillimi i aktiviteteve elektorale dhe reklamimi politik, për t’u dhënë votuesve kohë të vendosin përpara zgjedhjeve të së dielës.

Spanjollët do të zgjedhin përbërjen e re të parlamentit, i cili përbëhet nga Kongresi i Deputetëve me 350 vende dhe Senati.

Sánchez është në pushtet që prej vitit 2018 dhe synon të sigurojë një mandat tjetër, për të vijuar drejtimin e qeverisë spanjolle./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.