Spartak Ngjela: Byroja e Hetimit ka turbulluar Berishën dhe Llallën
Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka sjellë në vëmendje vrasjen e biznesmenit Artan Santo, duke deklaruar se ekzekutimi i bankierit tregon qartazi se në Shqipëri nuk ka hetim dhe gjurmim. Avokati është ndalur gjithashtu dhe te Byroja Kombëtare e Hetimit duke theksuar se ngritja e kësaj byroje ka turbulluar Sali Berishën dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla. Sa i përket përplasjes mazhorancë-KLD, avokati pohoi se ky institucion nuk përmbushi dot detyrën për të krijuar pavarësinë e pushtetit ligjor në funksion të krimit dhe korrupsionit. Sipas avokatit, krimi në vendin tonë ka blerë prokurorinë dhe policinë, ndërsa sqaroi më tej, hallkat nga duhet të fillojë reforma në drejtësi. Në reformën e shkruar nga vetë Ngjela, pas një studimi 10-vjeçar, pushteti gjyqësor, që është kapitull i veçantë në Kushtetutë, duhet të rishikohet nga e para. Avokati tha se ekziston një marrëveshje mes politikës së lartë qeverisëse dhe gjykatës në funksion të korrupsionit dypalësh.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.