☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,187 ▼ -0.24% ETH $2,370 ▼ -1.71% XRP $1.2732 ▼ -1.63% SOL $102.1100 ▼ -1.33%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Specialja: Nuk kemi mandat për të trajtuar të gjitha krimet e luftës në Kosovë

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, ka sqaruar juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë nuk është përgjegjëse për trajtimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një videoadresimi të publikuar në platformën X, Griep tha se Dhomat e Specializuara kanë një mandat të kufizuar dhe specifik, të përcaktuar nga institucionet e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

“S’kanë mandat ekskluziv për të trajtuar secilin krim të ndodhur përgjatë luftës së fundit në Kosovë”, deklaroi ajo.

Sipas Griep, një pjesë e krimeve të luftës janë trajtuar më herët nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa raste të tjera janë shqyrtuar nga gjykata vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo theksoi se Dhomat e Specializuara veprojnë mbi bazën e një mandati të posaçëm të dhënë nga Kosova dhe Bashkimi Evropian.

“Gjykatës i është dhënë mandat specifik nga shteti i Kosovës dhe BE-ja”, u shpreh Griep.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale tha gjithashtu se për çdo aktakuzë të konfirmuar do të garantohet një proces gjyqësor i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

“Për çdo akuzë që është konfirmuar, gjykata do të sigurohet për gjykim të paanshëm, fer dhe të pavarur, ku të akuzuarit do të kenë të drejtat e tyre, dëshmitarët mbrohen dhe viktimat thonë fjalën e tyre”, deklaroi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.