☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,500 ▲ +1.15% ETH $2,111 ▲ +1.6% XRP $1.4127 ▲ +1.61% SOL $88.1600 ▲ +1.3%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
roze

Spielberg: Nuk kam pasur kurrë kurajën të tregoj historinë time

Regjisori, shkrimtari dhe producenti amerikan, Steven Spielberg tha se ai nuk ka pasur kurrë guximin për të treguar historinë e tij, të sjellë filmin e tij të ri, autobiografinë, “The Fabelmans”, por është i lumtur që më në fund e ka bërë atë.

Regjisori, fitues i shumë çmimeve tha se ai e kishte treguar historinë e tij pjesë-pjesë gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë.

Në filmin, ku interpretojnë Gabriel LaBelle, Paul Dano dhe Michelle Williams, Spielberg fitoi çmimin për regjinë më të mirë në çmimet e “Golden Globe”, të martën në mbrëmje.

Më vonë, ai mori një nga çmimet kryesore të mbrëmjes: “Filmi më i mirë, dramë”.

“Unë i jam fshehur kësaj historie që kur isha 17 vjeç.  E tregova këtë histori pjesë-pjesë gjatë gjithë karrierës sime, por kurrë nuk pata guximin ta tregoj historinë”, tha Spielberg.

“Fakti që të gjithë më shohin mua si një histori suksesi, dhe të gjithë na shohin të gjithëve ashtu siç na perceptojnë – bazuar në mënyrën se si e marrin informacionin …Por askush nuk e di se kush jemi ne derisa të bëhemi mjaft të guximshëm për t’u treguar të gjithëve se kush jemi, dhe kalova shumë kohë duke u përpjekur të kuptoj se kur mund ta tregoja atë histori”, shtoi ai.

“E kuptova kur isha 74 vjeç. Kështu që jam shumë i lumtur që e bëra. Faleminderit, Hollywood Foreign Press për këtë nder”, tha Spielberg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.