🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,737 ▲0.56%
DOW 47,147 ▲0.43%
NASDAQ 22,515 ▲0.63%
NAFTA 94.46 ▲2.16%
ARI 5,017 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,833 ▼ -0.2% ETH $2,332 ▲ +1.78% XRP $1.5054 ▲ +1.16% SOL $94.1400 ▲ +0.44%
S&P 500 6,737 ▲0.56 % DOW 47,147 ▲0.43 % NASDAQ 22,515 ▲0.63 % NAFTA 94.46 ▲2.16 % ARI 5,017 ▲0.3 % S&P 500 6,737 ▲0.56 % DOW 47,147 ▲0.43 % NASDAQ 22,515 ▲0.63 % NAFTA 94.46 ▲2.16 % ARI 5,017 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Spiropali jep dorëheqjen nga doganat: Dua t’i dedikohem vajzës

Drejtoresha e Doganës Shqiptare, Elisa Spiropali ka dhënë sot dorëheqjen.  Sipas Spiropalit motivi ndërprerjes së shërbimit në krye të doganës është për faktin se kërkon që t’i përkushtohet vajzës së ardhur në jetë dy ditë më parë.

Customs-General-Director-Elisa-Spiropali“Unë sapo përjetova momentin më të rëndësishëm në jetën e një gruaje, lindjen e fëmijës së parë. Prandaj edhe dua mirëkuptimin tuaj për ndërprerjen e shërbimit tim në krye të Doganës Shqiptare. Jua kërkoj këtë e bindur se ju nuk do ta merrni si një llogari egoiste.

Nuk ka asnjë dobësi në këtë tërheqje. E gjitha lidhet me përjetimin tërësisht individual të të bërit rolin e nënës me preokupimet përkatëse, pasi jam mësuar deri këtu të bëj vetëm vajzën. Por edhe me bindjen se tërheqja ime nuk do të krijojë asnjë boshllëk tashmë që themelet e punës sonë janë hedhur”, shkruan Spiropali.  Në njoftimin e bërë publik, ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj, duke përmendur edhe reformat që përfshinë doganën. “Kryem së bashku reforma të rëndësishme dhe të nevojshme prej vitesh: Reformën administrative; Reformën legjislative; Reformën e procedurave; Reformën anti-korrupsion.

Bëmë të mundur rritjen më të lartë të të ardhurave ndër vite përmes një lufte sistematike dhe pa kompromis kundër paligjshmërisë, evazionit dhe kontrabandës. Ju uroj të gjithëve me gjithë shpirt vazhdim të mbarë në rrugën e nisur së bashku një vit e gjysmë më parë. S’kam asnjë dyshim se në fund të këtij mandati, do të jemi të gjithë krenarë për rolin e Doganës Shqiptare në shërbim të Shqipërisë dhe të integrimit të saj të plotë në Bashkimin Evropian”, argumenton ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.