☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.60 ▲1.45%
ARI 4,818 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,966 ▼ -0.71% ETH $2,319 ▼ -2.84% XRP $1.3522 ▼ -1.56% SOL $83.1000 ▼ -3.52%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.60 ▲1.45 % ARI 4,818 ▼0.67 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.60 ▲1.45 % ARI 4,818 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Spiunia e Mosadit, që paguhet nga SHBA dhe që gjuan videot e ISIS-it

E keni vënë re të gjithë. Pjesa më e madhe e filmimeve të prodhuar nga ISIS dhe të shpërndarë nga mediat e të gjithë botës, mbajnë majtas lart një shkrim ngjyrë blu dhe portokalli: “Site”. Eshtë akronimi për “Search for International Terrorist Entities”.

spiuneSite është një krijesë e Rita Katz, 52 vjeç dhe me një të kaluar si spiune. E lindur në Irak në një familje hebrenjsh, babai i saj u var barbarisht nga Sadam Huseini, sepse akuzohej si spiun i Izraelit. Sic shkruan Italia Oggi “me atë rast, Sadam Huseini organizoi furgonë falsa për të shtuar numrin e turmës ndërkohë që në krah të trupit ngriti një skenë ku vendosi balerina që të hidhnin valle”.

Zotërimet e familjes u konfiskuan dhe Rita, bashkë me mamanë, u transferua në Izrael ku studioi në Universitetin e Tel Avivit dhe shumë shpejt u vu në shërbim të forcave mbrojtëse izraelite. Në vitin 1997 u transferua në Amerikë dhe filloi të bashkëpunojë me FBI-në, duke arritur të infiltrohet në disa formacione të rëndësishëm terroristë të pranishëm në vend.

Katz duket se ka ekskluzivitetin për gjithcka që vjen nga bota e terrorizmit. Sic shkruan ‘Italia Oggi’ “në vitin 2007 ishte Katz që i solli Shtëpisë së Bardhë videon e fundit të Osama bin Ladenit. Si dhe një video të zëvendës-shefit të Al Kaedës, Aiman al Zavahiri, që Site e kishte shtënë në dorë që përpara se të publikohej në faqet e militantëve”.

Dhe natyrisht që Site nuk e bën falas këtë punë. E lindur si një shoqatë jo fitimoprurëse, “ajo ka ndryshuar statut dhe tani financohet prej shërbimeve të fshehtë të SHBA dhe nga grupe privatë”.

Ka nga ata që e akuzojnë Katz se krijon alarmizma të panevojshëm mes perëndimorëve. Ka dhe nga ata që thonë se tingëllon pak si e çuditshme që “një spiune e Mossadit, e paguar nga SHBA, është e vetmja burim mediatik e ISIS, dhe që dikton kohët e politikës ndërkombëtare ndaj terrorizmit”. Si të thuash: kush vendos kur, dhe nëse u duhet shpallur luftë terroristëve islamikë – qofshin këta të ISIS apo al Kaedës – nuk janë qeveritë. Por think tanket e Site.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.