☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.80 ▲1.64%
ARI 4,514 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,879 ▲ +0.16% ETH $2,153 ▼ -0.38% XRP $1.4042 ▼ -0.55% SOL $90.9400 ▼ -0.81%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Srpska e do Ministrinë e Pushtetit Lokal për ta krijuar Asociacionin

srpska-e-do-ministrin-euml-e-pushtetit-lokal-p-euml-r-ta-krijuar-asociacionin_2_hdNë mesin e kushteve që “Lista Srpska” ka për të hyrë në qeveri është edhe krijimi sa më i shpejtë i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Madje siç bëjnë të ditur burime të Radio Dukagjinit, kjo listë ia ka vënë syrin Ministrisë së Pushtetit Lokal, nga i cili dikaster do ta kontrolloj krijimin e Asociacionit të Komunave.

Besnik Osmani, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Pushtetit Lokal, i ka thënë Radio Dukagjinit se kjo ministri nuk ka gjë në dorë për krijimin e asociacionit.

Ai vlerëson se ky asociacion do të ketë statutin dhe duhet të regjistrohet si OJQ në Ministrinë e Administratës Publike.

“Nuk mundem me u përgjigj për pretendimet që mundet me i pas një parti politike. Ministria e Pushtetit Lokal nuk ka përgjegjësi (për asociacionin). Asociacionet krijohen prej komunave me ligj dhe regjistrohen në Ministrinë e Administrates Publike. Duheni me thirr në MAP”, thekson Osmani.

Nga ana tjetër, Ministri në largim i Administratës Publike, Mahir Yağcılar thekson se ministria që ai drejton nuk ka të bëjë asgjë me asociacionin e komunave serbe, mirëpo nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të ketë implikime.

“Nuk shoh implikim të ministrisë së administrues publike në krijimin e asociacionit”, potencon Yağcılar.

Edhe pse nuk është në përgjegjësitë momentale të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Srpska si kusht për tu bërë pjesë e qeverisë së ardhshme ka edhe marrjen e përgjegjësive që deri më tash i ka ushtruar zvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, në mënyrë që të jenë autonom për të krijuar asociacionin.

Një ministri tjetër përmes së cilës “Srpska” dëshiron ta kontrolloj implementimin e marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht pikës për asociacionin është ajo e Planifikimit Hapësinor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.