Ekonomia
Stafi i Bankës së Shqipërisë zhvendoset në ambientet e reja
Një pjesë e stafit të Bankës së Shqipërisë ka nisur zhvendosjen në zyrat e reja në kompleksin e ri të rikonstruktuar të Bankës Qendrore në sheshin “Skënderbej”.
Sipas një njoftimi nga BSH-ja, tashmë, Banka e Shqipërisë kryen veprimtarinë e saj të përditshme në këto godina: Selia qendrore: Sheshi Skënderbej, Nr.1; Kompleksi “Halili”, Kulla A, Rruga e Dibrës; Qendra e Emisionit të Monedhës: Komuna Qesarak, Dajt.
Me përfundimin e zhvendosjes së stafit në godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë, pritet të fillojë edhe proçesi i rikonstruksionit të godinës së ish-hotel “Dajtit”, ben të ditur zyra e shtypit në BSH.