Momente frike në Val d’Isere, gjatë garës për femra në ski të vlefshme për Kupën e Botës. Stefanie Fleckenstein u përfshi në një rënie katastrofike në vijën e finishit. Skiatorja kanadeze humbi kontrollin e skive të saj dhe rrëshqiti dhunshëm.
Atletja ka bërtitur për disa sekonda nga dhimbjet e forta, duke shkaktuar reagimin e sportistëve të tjerë të pranishëm në vijën e finishit. Italianja Laura Pirovano mbuloi sytë dhe veshët për të mos parë gjendjen e Fleckenstein dhe për të mos dëgjuar britmat e saj të dëshpëruara. Kanadezja u ndihmua më pas nga personeli mjekësor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.