🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▼ -1.72% ETH $2,220 ▼ -1.26% XRP $1.3321 ▼ -1.8% SOL $82.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Stërvitja “Anakonda-16” në Poloni, pjesë dhe FA shqiptare

Një kompani e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po merr pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit, e cila po zhvillohet në Drawsko Pomorskie, Poloni. Në këtë stërvitje Kompania e II-të e Batalionit të II-të të Këmbësorisë (K2B2K) merr pjesë me personelin e saj të plotë prej 127 ushtarakësh.

Në kuadër të stërvitjes tepër të madhe dhe të rëndësishme, u realizua edhe një DVD, mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj stërvitjeje. Gjatë zhvillimit të DVD-së “Anakonda-16”, në Poloni, morën pjesë zv/ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Nazmi Cahani. Skenari i stërvitjes është i fokusuar në operacionet mbrojtëse.

Në takimin e zhvilluar me komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura Polake, ai shprehu konsideratat më të larta për profesionalizmin e treguar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke i quajtur ata luftëtarë, të aftë të kryejnë me sukses çdo detyrë.

Në skenarin e përgatitur me rastin e DVD-së, një pjesë e trupave tona ishin caktuar të kryenin detyra në kuadër të batalionit shumëkombësh, në vijën e parë të mbrojtjes.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Polonisë, z. Antoni Macierewicz, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Polake, gjeneral Mieczysław Gocuł, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura polake, generallejtnant Mirosław Różański. Në DVD mori pjesë edhe komandanti i Komandës Amerikane në Europë, gjenerallejtnant Ben Hodges, i cili gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e trupave tanë.

“Anakonda – 16” është një stërvitje shumëkombëshe, në të cilën marrin pjesë 31 mijë ushtarakë nga 24 vende aleate dhe partnere. Kjo stërvitje është më e madhja dhe më e rëndësishmja e këtyre 25 viteve për Poloninë.

Stërvitja ka filluar me datë 7 qershor. Rreth 3 mijë automjete të tipeve të ndryshme janë në dispozicion të ushatarakëve, duke përfshirë këtu edhe Leopard 2A4 dhe 5 tanke, rreth 105 avionë dhe 12 anije detare të 10 viteve të fundit.

Ushtrimi “Anakonda”, që nga fillimi i saj, e cila është organizuar në një periudhë çdo dy vite (që nga viti 2006), është përgatitur dhe kryer nga Komanda Operative e Forcave të Armatosura polake. Në stërvitjet e mëparshme: 2006, 2008, 2010, 2012 dhe 2014 kanë qenë rreth 50.000 ushtarë në total.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.