Kronika

Stërvitja shqiptaro-amerikane, “çlirohen” pengjet në Tiranë

Në përfundim të stërvitjes 3-javore, batalioni special i Forcave të Armatosura, reparti special i Policisë së Shteit, RENEA dhe forcat speciale amerikane që udhëhoqen trajnimin, zhvilluan një demonstrim në sheshin Nënë Tereza, në godinën e Akademinsë së Arteve.
Në një situatë hipotetike, në këtë godinë ku zhvillohej një aktivitet kulturor, ishin marrë peng disa persona, lirimi i të cilëve erdhi pas ndërhyrjes së forcave speciale, ndërkohë që u neutralizuan edhe keqbërësit.  Stërvjtja dhe demonstrimi vijnë pas ngjarjeve dhe situatave më të fundit në rajon.

Ky ushtrim ishte pjesë në stërvitjen Joint Combined Exchange Training, JCET, e cila po zhvillohet në vendin tonë në periudhën 01 – 31 tetor 2016. Stërvitja JCET po zhvillohet kryesisht në mjediset stërvitore të batalionit të Forcave Speciale në Garnizonin Zall-Herr, por ajo është shtrirë edhe në disa pjesë të caktuara të qytetit të Tiranës.

Qëllimi i stërvitjes në përgjithësi është rritja e mëtejshme e aftësive operacionale të batalionit të Forcave Speciale si partner i besuar, i denjë dhe i ndërveprueshëm për kryerjen e misioneve ndërkombëtare, aftësimi si njësi përgjegjëse për të reaguar ndaj organizatave (të mundshme) apo individëve ekstremistë dhe tejet të rrezikshëm, trajnimi i reparteve speciale për të ndërhyrë dhe vepruar në mjedis ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit si dhe rritja e bashkëveprimit me njësitë e tjera ligj-zbatuese, ndërmjet strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (RENEA) në kryerjen e detyrave të përbashkëta. Në këtë stërvitje marrin pjesë edhe 3 vetë, personel i FSK me statusin “vëzhgues”. Stërvitja JCET është stërvitje e cila zhvillohet 2 herë në vit në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button