Kosova

Stiglmayer: Heqja e vizave porosi për Kosovën se i përket familjes europiane

Sekretarja e Përgjithshme e Iniciativës për Stabilitet Evropian (ESI), Alexandra Stiglmayer, ka thënë se heqja e regjimit të vizave është porosi e rëndësishme për qytetarët e Kosovës se ata i përkasin familjes evropiane dhe se janë të dëshiruar në BE.

Siç shton ajo në një bisedë për edicionin e gjuhës serbe të Radios Evropa e Lirë, Kosova që nga fillimi i procesit të liberalizimit të vizave ka qenë e diskriminuar nga BE, për shkak se ka pritur gjatë në nisjen e këtij procesi, dhe në kohën kur ka nisur ky proces, është dashur të përmbush më shumë kushte dhe kanë qenë të ndryshme në krahasim me ato të shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Më tej ajo sqaron procesin deri në liberalizim të plotë të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Komisioni Evropian propozon, e pas kësaj, ky propozim duhet të miratohet në Parlamentin Evropian, e pas kësaj edhe në Këshill të Evropës i cili përfaqëson shtetet anëtare. Në Parlament nevojitet vetëm shumica e thjeshtë, ndërsa në Këshill nevojitet shumica kualifikuese, që do të thotë tri të katërtat e votave”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në Parlamentin Evropian nuk pritet ndonjë problem, pasi që Parlamenti veçse përkrah lëvizjen e lirë.

“Në Këshill është paksa më vështirë sepse nevojitet shumica absolute, që do të thotë pothuajse 75 për qind të votave. Gjithashtu, në këtë fazë duhet të kemi parasysh se Kosova nuk është shteti i vetëm që do të duhej të merrte liberalizimin e vizave, aty janë edhe Ukraina, Gjerogjia dhe Turqia”, ka potencuar ajo, transmeton Koha.net.

E pyetur se si do të jetë epilogu i këtij procesi, gjegjësisht, kur do të munden që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, Stiglmayer tha se kjo varet nga ajo se sa Parlamenti dhe Këshilli dëshirojnë që t’i heqin vizat për Kosovën.

Megjithatë, ajo tha se sikurse edhe në rastet e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, apo edhe në rastin e Moldavisë, edhe Kosovës, sipas të gjitha gjasave, do t’i duhet të pres së rreth 6 muaj deri në zbatim të këtij vendimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button