Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,819 ▲0.03%
DOW 47,659 ▼0.54%
NASDAQ 22,969 ▲0.29%
NAFTA 103.05 ▲6.71%
ARI 4,733 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,816 ▲ +1.36% ETH $2,205 ▲ +1.05% XRP $1.3322 ▲ +0.64% SOL $82.4800 ▲ +1.12%
S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,659 ▼0.54 % NASDAQ 22,969 ▲0.29 % NAFTA 103.05 ▲6.71 % ARI 4,733 ▼1.13 % S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,659 ▼0.54 % NASDAQ 22,969 ▲0.29 % NAFTA 103.05 ▲6.71 % ARI 4,733 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Stokholmi – Galeria më e madhe nëntokësore e artit në botë

Imazhet e stacioneve të metrosë në shumë prej metropoleve të mëdha të botës, lidhen shpesh me ambientet e pasistemuara, “të pashpirta”, e ndoshta edhe të pista e me aromë kundërmuese, por banorët e kryeqytetit suedez, mendojnë se ajo që fsheh nëntoka e tyre urbane, ia vlen të soditet

Sigurisht se ky lloj diskutimi ndoshta s’do të vlente për shqiptarët, e madje as edhe për shumë qytetarë në BE, të cilët për arsye jo vetëm financiare, kanë zgjedhur të mos e kenë një të tillë në qytetin e tyre.

Sidoqoftë, kushdo që ka pa pasur rastin të shohë stacionet e metrosë në shumë ndër kryeqytetet apo metropolet e mëdha të botës, i lidh shpesh imazhet e tyre me vende pak a shumë të pasistemuara, shpesh të mbushura me njerëz ose të boshatisura e “të pashpirta”, e ndoshta edhe të pista e me aromë kundërmuese, prej të cilave do të doje të ikje ndoshta me vrap.

Që mund të ndodhë dhe ndryshe, këtë e tregon të paktën Stokholmi – megjithëse shumëkush mund të shtonte se e njëjta ndjesi mund të përftohej edhe në Kiev, Moskë, e madje – mos u çudisni – deri në Phenian, në Korenë e Veriut.

Por nëse doni të gjeni shprehjen më të mirë të idesë se “nëntoka fsheh me vete artin”, atëherë shkoni t’u hidhni një sy stacioneve të metrosë të kryeqytetit suedez.

Më shumë se 90 nga 110 stacionet e saj janë pajisur me veprat e gjithsej 150 artistëve kombëtarë e ndërkombëtarë. Rezultati final: galeria më e madhe në botë – kështu pretendojnë të paktën banorët e Stokholmit.

Le t’i hedhim një sy së bashku, megjithëse hapësira për t’i prezantuar të gjitha punimet, sigurisht se nuk do mjaftonte:

* * *

1 – Në sytë e vullkanit? Jo tamam kështu: piktura eksplozive ndanë shtyllave me konstruksion arkaik, shënjon më së miri tiparet e stacionit Rådhuset (Bashkia).

2- Një ylber nëntokësor zbukuron tavanin e stacionit pranë stadiumit. Loja e ngjyrave me trenin e metrosë në sfond, natyrisht se është vetëm një rastësi. Apo jo?

3- Dhe ngaqë ishte aq bukur: ta shohim stacionin edhe nga një perspektivë tjetër.

4- Shtylla dhe pemë dhe në një stacion metroje? Kjo shkon dhe me ndriçimin që i është bërë, ku çdo gjë duket shumë mistike. Stacioni vetë, meqenëse ra fjala, quhetKungsträdgården ose “kopshti mbretëror”.

5- Keith Haring përshëndet: vetëm optimizëm përhap kjo pikturë murale në stacionin Alby.

6- Organike? Mistike? Sidoqoftë ia vlen ta kundrosh stacionin Fridhemsplan.

7 – Duket si një lëndë shkumuese, por nuk është ashtu: relievi mural në stacioninTekniska.

8 – A mos është kjo një rrugë dyqanesh apo ndonjë vepër arti për t’u shijuar me qesëndi? – Stacioni Kungsträdgården, të kujton artin e piktorit vjenez, Friedensreich Hundertwasser, që ndërroi jetë në 2000. Dhe është në fakt, art origjinal i metrosë së Stokholmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.