🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.30 ▼1.14%
ARI 4,522 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,911 ▲ +1.22% ETH $2,165 ▲ +0.74% XRP $1.4136 ▲ +0.41% SOL $91.4400 ▲ +1.66%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.30 ▼1.14 % ARI 4,522 ▲2.73 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.30 ▼1.14 % ARI 4,522 ▲2.73 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Stokholmi konfirmon praninë e nëndetëses së huaj

Sverker-Goranson-350x184Suedia konfirmoi sot se një nëndetëse e huaj kishte shkelur ujërat e saj territorialë në muajin tetor duke siguruar se kishte riforcuar kapacitetet të shmangur situata të tilla.

“Ne mund të konfirmojmë se një nëndetëse me përmasa të vogla ka qenë e pranishme në ujërat suedeze. (…) Ky është një vëzhgim që e kemi bërë me dedektorët tanë”, njoftoi shefi i shtabit të përgjithshëm, Sverker Goranson në një konferencë shtypi me kryeministrin, Stefan Lofven.

“Ne nuk jemi në dijeni për përgjegjësit e kësaj shkeljeje (…) por, më lejoni t’u them qartë atyre se kjo është krejtësisht e papranueshme, ne nuk lejojmë aktivitete sekrete në ujërat tona. Ne do të rrisim kapacitetet tona të kërkimit dhe identifikimit të atyre që vazhdojnë misione të paligjshme në territorin suedez”, konfirmoi Lofven.

“Ne do të mbrojmë integritetin territorial me të gjitha mjetet që disponojmë”, nënvizoi ai.

Kjo është një prej rasteve të para që forcat e armatosura janë në gjendje të japin prova për një shkelje të territorit të tyre.

Nga 17-24 tetori, Suedia ndërmori një operacion për gjetjen në detin Balltik dhe në srkipelagun e Stokholmit të një nëndetëseje të mundshme, me shumë gjasa ruse.

Rusia përgënjeshtroi çdo përfshirje duke theksuar se nëndetësja ishte holandeze, një informacion i hedhur poshtë nga Holanda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.