☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,593 ▲0.57%
DOW 46,396 ▲0.59%
NASDAQ 21,958 ▲0.9%
NAFTA 88.07 ▼4.63%
ARI 4,556 ▲3.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,740 ▲ +2.29% ETH $2,189 ▲ +2.33% XRP $1.4219 ▲ +1.3% SOL $92.9400 ▲ +3.5%
S&P 500 6,593 ▲0.57 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,958 ▲0.9 % NAFTA 88.07 ▼4.63 % ARI 4,556 ▲3.5 % S&P 500 6,593 ▲0.57 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,958 ▲0.9 % NAFTA 88.07 ▼4.63 % ARI 4,556 ▲3.5 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Stoltenberg: Jemi këtu për të parandaluar luftën

NATO është tash në Kosovë për të ndihmuar stabilitetin dhe për t’iu shmangur dhunës, ka thënë shefi i Aleancës Veri-atlantike Jens Stoltenberg.

Ai u ka thënë mediave serbe se NATO është e vetëdijshme se në Ballkan ka tensione dhe se “atje mund të vijë deri te dhuna dhe lufta”.

“Kjo në të ardhmen duhet të parandalohet, prandaj përshëndesim partneritetin me vendin tuaj dhe është e rëndësishme për ne anëtarësimi i disa vendeve përreth, në mënyrë që t’i shmangemi situatave të pakëndshme nga e kaluara”, ka thënë Stoltenberg, transmeton KosovaPress.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se stërvitjet ushtarake me Rusinë dhe statusi i qendrës humanitare në Nish janë çështje e Serbisë.

“Është e rëndësishme që secili shtet të zgjedhë rrugën e vet, respektojmë kur shtete dëshirojnë të bëhen anëtare, por edhe vendimin tuaj që të mos jeni pjesë e Aleancës, pasi që jeni shtet sovran”, ka thënë Stoltenberg.

Duke folur për vendimin e Serbisë për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, shefi i NATO-s tha se Aleanca respekton vendimet, të cilat i merr Serbia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.