MaqedoniaRajoni

Stoltenberg në Parlamentin e Maqedonisë: Ka akoma vend për flamuj të ri në Selinë e NATO-s

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, pas takimit me Ministrin e Jashtëm Dimitrov, Presidentin Ivanov dhe ministren e Mbrojtjes Sheqerinka, Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka folur në parlamentin e Maqedonisë dhe tha se në selinë e NATO-s ka ende vende të lira dhe se Maqedonia është e mirëpritur por së pari duhet ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë dhe të punojë shumë në përmbushjen e reformave.

“Mali i Zi është anëtarja e 29 e Aleancës. Me votë dhe të drejta të barabarta sikurse të gjitha anëtaret e tjera. Duke pa se si flamuri i Malit të Zi u ngrit për herë të parë gjatë vitit të kaluar, për mua ishte një moment krenarie. Ka akoma vend për flamuj të ri në Selinë e NATO-s. Dëshiroj që edhe ju të arrini sukses. Është mirë të jeni ambicioz, por është rëndësishme që të jeni edhe real. Duhet edhe shumë punë për tu bërë, kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë. Prej këtu përshëndes vullnetin e kësaj qeveria për përkushtimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Dje në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarr dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Megjithatë anëtarësimi në NATO është më shumë se zgjidhja e çështjes së emrit. Vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, kërkon edhe përmbushjen e reformave. Ju përgëzoj për përpjekjet, posaçërisht planin 369″.

Ai poashtu ka folur edh për miratimin e Ligjit për gjuhët.

“Miratimi i Ligjit për gjuhët ishte hap i rëndësishëm. E vërejmë avancimin në sferën e përgjegjësisë dhe transparencës. Reformat në gjyqësor duhet të vazhdojnë. Shpresojmë të shohim avancim në reformat për zgjedhjet dhe për mediat. Të gjithë kanë përgjegjësi. Jo vetëm të sillen ligje, por edhe të jeni vend i lirë dhe demokratik, ku do të respektohet e drejta. Këtu rol ka edhe opozita. Është mirë të tregoni marrëdhënie të mira me fqinjët. Ju urojmë për ratifikimin e marrëveshjes me Bullgarinë”, tha më tej Stoltenberg.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button