☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +1.05% ETH $2,172 ▲ +1.38% XRP $1.4214 ▲ +0.55% SOL $92.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Stoltenberg: Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, “në rrugë të duhur”

Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ai ka telefonuar Zaevin për “t’i garantuar përkushtimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”, duke shtuar se “procesi i ratifikimit është në rrugë të mbarë dhe unë mezi pres që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet aleancës”.

Maqedonia e Veriut ka siguruar një protokoll për anëtarësim në NATO në shkurt të këtij viti, pasi arritjes së marrëveshjes me Greqinë një vit më parë për ndryshim të emrit, duke i dhënë fund kontestit për këtë çështje me Athinën.

Deri më tani 24 nga 29 vendet anëtare të NATO-s, kanë ratifikuar protokollin për anëtarësim të këtij shteti.

Zaev është përballur me 18 tetor me një pengesë të madhe, pasi një grup i vendeve anëtare të BE-së, i kanë bllokuar Maqedonisë së Veriut nisjen e bisedimeve për anëtarësim ashtu sikurse Shqipërisë.

Kjo ka detyruar kryeministrin maqedonas të thërrasë zgjedhje të parakohshme, duke thënë se kërkon nga qytetarët të vendosin për rrugën që dëshirojnë të ndjekë shteti i tyre.

Vendimin e BE-së ai e ka konsideruar “gabim historik”.

Prandaj më 19 tetor, Zaev ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 12 prill.

Synimi kryesor i Zaevit, prej kur ka fituar pushtetin më 2017, ka qenë anëtarësimi i shtetit që udhëheq në BE dhe NATO.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.