🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,655 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.9% XRP $1.3289 ▼ -1.3% SOL $82.2200 ▼ -2.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.

Pallati, i ndërtuar nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga Qeveria e Edi Ramës, sipas saj për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Lungomares”.

Por Gjykata e Strasburgut thotë se Qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke e dënuar atë të paguajë 13.1 milionë euro, përfituesi kryesor i të cilëve është Xhafer Isufi, vjehrri i zotit Basha, por mes atyre që marrin dëmshpërblim është edhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca, që kishte blerë apartament te ai kompleks.

Vendimi, i cili është një goditje jo e vogël për buxhetin e shtetit, e detyron Qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda tre muajsh, në të kundërtën për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

Në tetor të vitit 2013, vetëm një muaj pasi Edi Rama kishte ardhur në pushtet, inspektorati i territorit izoloi pallatin e ngritur anës detit, duke mos lejuar pronarët të hynin në apartamentet e tyre. Leja për këtë pallat ishte dhënë nga ish-kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika dhe ishte një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Shpëtim Gjikës dhe kryeministrit Rama.

Në 27 nëntor 2013 qeveria nxori me urgjencë një vendim për të dëmshpërblyer banorët me një fond total prej 3.4 milionë euro dhe vetëm një javë më vonë, pallati u shemb përmes shpërthimit.

Në muaj më vonë, banorët e apeluan vendimin në gjykatën e Vlorës duke kërkuar një dëmshpërblim më të lartë. Në mars të vitit 2014, Gjykata e Vlorës konsideroi vendimin e qeverisë si të paligjshëm dhe e rriti dëmshpërblimin nga 3.4 milionë euro në 11.6 milionë.

Ky vendim u apelua menjëherë nga qeveria në gjykatën e lartë. Gjykata e Lartë pas kërkesës së qeverisë e ngriu vendimin e Gjykatës së Vlorës dhe pezulloi dëmshpërblimin.

Pas këtij vendimi, banorët në prill të vitit 2016 iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut, e cila të enjten vendosi se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë duhet të paguajë rreth 14 milionë euro bashkë me shpenzimet procedurale.

Këto para do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, ndërkohë që askush nga zyrtarët përgjegjës për lejen e ndërtimit dhe prishjen e pallatit më pas, nuk do të mbajë përgjegjësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.