☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,382 ▼1.46%
DOW 45,263 ▼1.52%
NASDAQ 20,989 ▼1.96%
NAFTA 99.31 ▲5.11%
ARI 4,546 ▲3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,861 ▼ -3.84% ETH $1,985 ▼ -3.03% XRP $1.3242 ▼ -1.74% SOL $82.4200 ▼ -4.23%
S&P 500 6,382 ▼1.46 % DOW 45,263 ▼1.52 % NASDAQ 20,989 ▼1.96 % NAFTA 99.31 ▲5.11 % ARI 4,546 ▲3.11 % S&P 500 6,382 ▼1.46 % DOW 45,263 ▼1.52 % NASDAQ 20,989 ▼1.96 % NAFTA 99.31 ▲5.11 % ARI 4,546 ▲3.11 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Strasburgu nuk pranon kompensimin e ish-pronarëve me kadastrat e 1944

Gjykata e Strasburgut ka kthyer kërkesën e qeverisë shqiptare për të paktën pesë dosje dhe nuk ka pranuar versionin e saj për kompensimin duke sjellë shumë pranë një kolaps fiskal. Vlera e 82 dosjeve që po trajtohen është mbi 550 milionë euro, një faturë kjo e papërballueshme për arkën e shtetit.

Qeveria shqiptare rrezikon të paguajë një faturë të kripur për kompensimin e 82 dosjeve për kompensim prone në Gjykatën Strasburgut. Myrshit Vorpsi, nga Shoqata Pronësi me Drejtësi, pohoi se Gjykata e të Drejtave të Njeriut nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të kompensuar dosjet në proces në bazë të zërit kadastral 1944, ku toka truall kompensohet si tokë bujqësore.

Gjykata ka kthyer kërkesën e qeverisë shqiptare për të paktën pesë dosje dhe nuk ka pranuar versionin e saj për kompensimin duke sjellë shumë pranë një kolaps fiskal. Vlera e 82 dosjeve që po trajtohen është mbi 550 milionë euro, një faturë kjo e papërballueshme për arkën e shtetit.

Rasti Rista (çështja nr.24468/10) është ilustrimi i asaj që pritet të ndodhë me kompensimin e ish-pronarëve. Duke pasur parasysh faktin se në kohën e konfiskimit ngastra e tokës kishte qenë bujqësore, Qeveria propozoi që çmimi i referencës për tokën bujqësore dhe në bazë të hartave të vlerësimit të vitit 2014 qe duhet të zbatohet, vlera e tokës  është 230 lekë për metër katror.

Vlerësimi i Gjykatës përsa i përket aplikimit nr. 24468/10 dhe 39495/10, vëren se autoritetet kishin njohur të drejtën e ankuesve për kompensim në lidhje me tokën ndërtimore dhe jo të tokës bujqësore apo kullota si të kontestuara nga Qeveria.

Vendimi i njëjtë është marrë edhe për tre dosjet e tjera, si rasti Karagjozi kundër Shqipërisë, Halimi kundër Shqipërisë etj.

Ish-pronarët nisur nga këto raste komentojnë se nëse një gjykatë ndërkombëtare konstaton se Republika e Shqipërisë ka shkelur detyrimin që rrjedh nga një marrëveshje ndërkombëtare dhe, si rrjedhojë, janë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të një personi fizik ose juridik nëpërmjet një ligji ose akti normativ, Gjykata Kushtetuese, me kërkesë, mund të shfuqizojë ligjin ose aktin normativ nëse konstaton se nuk ka mjet tjetër efektiv për të vënë në vend të drejtat e cenuara.

Teksa qeveritë shqiptare kanë dështuar në kthimin e kompensimin e pronës, ish-pronarët panë si zgjidhje Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe buxheti i shtetit është para një rreziku serioz.

Sipas Avokaturës së Shtetit, 106 çështje që janë në pritje të shpalljes së vendimit, që i përkasin periudhës pas vitit 2014, kanë një vlerë prej 556.524.809 euro, shumë kjo sa rreth 20% e të ardhurave të pritshme të buxhetit vjetor të shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.