Strategji për të luftuar të nxehtin
Temperatura te larta, ajër mbytës, te qëndrosh ne qytet behet gjithmonë e me e vështirë dhe pushimet janë akoma larg. Ja si te luftoni me te nxehtin e këtyre ditëve. Ka sugjerime natyrale dhe zakone te thjeshta te cilat mund t’u ndihmojnë për te përballuar valët e te nxehtit dhe te minimizoni efektet qe ndikojnë ne shëndet.
1- Hidratohuni ne mënyrë konstante
Konsumoni sa me shume lëngje! Ne vere djersitemi me shume dhe si pasoje humbim lëngje nga organizmi duke sjelle si pasoje edhe lodhjen. Janë te këshillueshme te paktën 2 litra ujë ne dite, një zakon i shëndetshëm qe nevojitet ta mbani edhe gjate stinëve te tjera. Përveç sasisë është e rëndësishme edhe te dini sesi konsumohet uji.
2- Konsumoni ushqime te lehta dhe te pasura me ujë
Rruge te lire për fruta dhe perime, mbi te gjitha shalqi dhe pjepër, natyrisht këto janë te pasur me lëngje minerale dhe shuajnë etjen ne mënyrë natyrale dhe kane veti diuretike.
3- Kujdesi për këmbët
I nxehti favorizon ne fryrjen e këmbëve, për te minimizuar shqetësimin ne fund te ditës bëni një banje freskuese me ujë te vaket, kripe dhe shtoni disa pika vaj esencial livande ose mente. Ne mbrëmje, para se te shkoni për te fjetur ngrijini këmbët lart ne krahët e divanit. Nëse keni mundësi te shkoni ne plazh gjate week end përfitoni për te bere shëtitje ne breg te detit me këmbët ne ujë, aq me mire nëse i zhytni deri ne lartësinë e kofshëve, masazhi hidrik stimulon venat dhe si pasoje përmirëson qarkullimin.
4- Mbani ambientet te freskët
Mos harroni te mbyllni dritaret dhe grilat para se te dilni ne mëngjes nga shtëpia, kështu gjate mungesës tuaj nuk do te futet vala e nxehte e ditës.
5- Beni shpesh dush
Ne rastin e te nxehtit te tepërt freskohuni shpesh me dushe te shkurtër dhe te vaket. Evitoni temperaturat shume te ftohta sepse vetëm do t’u shtonte me shume ndjenjën e te nxehtit pasi te jeni fshire.
6- Poziciononi kondicionerin ne mënyrë inteligjente
Nëse jashtë është temperatura shume e larte te keni kondicionerin ne shtëpi me 18’C nuk është një gjë e mire. Luhatjet termike shume te theksuara mund te favorizojnë ne disa shqetësime, dhimbje fyti dhe ftohje te padëshiruara. Është me mire nëse e vendosni kondicionerin ne një temperature mesatare. Ne këtë mënyrë edhe kur te dilni jashtë nuk do te rrezikoni te sëmureni.