☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.74 ▲0.52%
ARI 4,403 ▼3.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,208 ▼ -1.48% ETH $2,062 ▼ -1.89% XRP $1.3872 ▼ -1.92% SOL $86.6500 ▼ -1.62%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.74 ▲0.52 % ARI 4,403 ▼3.77 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.74 ▲0.52 % ARI 4,403 ▼3.77 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Strehimi social, si do aplikoni online për të përfituar nga programet e 61 bashkive

Vetëm pak kohë më parë pati një angazhim për të ngritur një platformë online e cila do të unifikojë shërbimin për strehimin social në 61 bashki të vendit. Për të zbatuar këtë projekt Ministria e Zhvillimit Urban hartoi edhe një udhëzues të veçantë në të cilin përcaktohen edhe procedurat.

Tashmë ministria ka hapur dritën e gjelbër për të vijuar me hapin e radhës që është përzgjedhja e kompanisë që do të ndërtojë këtë sistem. Por si do të funksionojë procesi i aplikimit dhe përzgjedhja si fitues në një nga programet e strehimit.

Si do aplikohet online

 Çdo aplikant do të kryejë fillimisht regjistrimin në sistem e më pas do të zgjedhë llojin e programit të strehimit që kërkon të aplikojë. Më pas do të plotësohen të dhënat në formularin e aplikimit.

Formulari i aplikimit do të plotësohet nga vetë aplikantët ose në pamundësi nga punonjësi i Bashkisë në emër të aplikantit. Formulari aplikimit për strehim në fuqi paraqitet në (figurën 1). Ky formular do të duhet të përditësohet me kërkesat e projektligjit të ri i cili pritet të miratohet në parlament.

Të dhënat specifike që kërkohen janë ato për gjendjen familjare dhe gjendjen e strehimit.

Të ardhurat e familjes

Ky seksion duhet të plotësohet për çdo person që siguron një të ardhur në familje në përputhje me kolonat (3) dhe (4) të tabelës “Gjendja familjare”.

Në të ardhurat totale të familjes përfshihen të ardhurat neto nga punësimi, pagesa e papunësisë, dypunësimi, pagesa e ndihmës ekonomike, pensioni, dërgesa nga emigracioni, qira nga prona, transferta të tjera nga të afërm, si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi baza mujore ose vjetore nga trashëgimi, interesa bankare, etj.

Me të ardhura neto kuptohen të ardhurat pas shlyerjes së detyrimeve si taksa, tatime e sigurime shoqërore

Faza pas aplikimit

Mbas aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet për miratimin dhe shqyrtimin e kërkesës duke pasqyruar të dhëna mbi numrin e aplikimit, datën, llojin e programit, informacion mbi aplikuesin, statutin e aplikimit.

Pas miratimit përfundimtar aplikanti do të shpallet online në listën e përfituesve. Lista do të përmbajë përveç informacionit për përfituesit, edhe datën e miratimit. Përgjegjës për ndjekjen online dhe përditësimin e ecurisë së procesit e ka punonjësi i Njësisë së Qeverisjes Vendore, në të cilën është bërë aplikimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.