Ekonomia
Struktura të AKB-së vazhdojnë pastrimin e plazhit të Durrësit
Edhe pse në javën e fundit të fushatës elektorale, ku partitë politike dhe simpatizantët e tyre ishin të përqendruar në thirrjet drejt kutive të votimit, pushuesit në plazhin e Durrësit nuk munguan.
Po kështu edhe puna e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të pasur një plazh të pastër nuk mungoi.
Struktura të kësaj Agjencie si dhe qytetarë vullnetarë, u bashkuan për të pastruar bregdetin në vijën “Hekurudha-Mali i Robit”. Tashmë pritet dhe një mot i nxehtë që do të bëjë të mundur vërshimin e pushuesve drejt bregdetit. Pastrimi i shesheve të plazheve, nuk mbetet detyrim vetëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, por edhe i bashkive përkatëse dhe pronarëve që shfrytëzojnë këto hapësira.