☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.81 ▲0.69%
ARI 4,211 ▼1.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,272 ▼ -2.46% ETH $1,623 ▼ -2.63% XRP $1.1161 ▼ -3.09% SOL $64.2600 ▼ -2.44%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.81 ▲0.69 % ARI 4,211 ▼1.76 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.81 ▲0.69 % ARI 4,211 ▼1.76 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Studentët përzënë protestuesit e Unazës së Re: Jeni të politizuar

Pavarësisht reshjeve të shiut që kanë nisur prej disa minutash në Tiranë, mijëra studentë nuk e kanë ndalur protestën e tyre përballë Ministrisë së Arsimit, aty ku me pankarta ironizuese dhe thirrje në kor kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre, ose ata mund të futen në grevë urie.
“Nuk na ndal shiu/ Nuk na ndal bora/Ne jemi studenta, juve jeni horra”, janë vargjet që ata kanë kënduar në kor.

Por në ditën e katërt të protestës studentore ka pasur tension, kjo pasi banorët e “Astirit” që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të “Unazës së Madhe” të Tiranës kanë tentuar t’i bashkohen studentëve dhe këta të fundit kanë kundërshtuar.

“Jo ne do të bëhemi gardh studentësh. Dhe nuk ndalojmë. Ata mund të na bashkohen vetëm nëse dalin me pankartat tona dhe thirrjet në mbështetje tonë”, thanë në nisje të protestës, studentët duke ju referuar një tentative për bashkim nga banorët e “Astirit”.

Dhe ajo të cilës i druheshin ka ndodhur pasi banorët e “Astirit”, fillimisht të inkuadruar tek e tek si prindër brenda grupit masiv të studentëve, e më pas të gjithë bashkë janë gjendur krejt papritur mes tyre.

Në këtë moment ka nisur tensioni dhe një kordon studentësh i kanë larguar banorët e Astirit, duke ja bërë të pamundur bashkimin me protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.

Një pjesë e studentëve janë dakord që banorët t’i bashkohen protestës, ndërkohë një pjesë tjetër nuk e lejojnë. Ata që janë pro, thonë se bashkimi bëhet me kusht që banorët e “Astirit” të vijnë të protestojnë për kauzën studentore, ndërkohë që ata që janë kundër i druhen politizimit të protestës.

Ndërkohë midis dy grupeve të protestuesve është vendosur edhe një kordon policie për të shmangur tensionin.

“Nëse banorët e Astirit duan të bashkohen të vijnë si qytetarë dhe të bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave tona. Nëse do të vinin të bashkohen me ne ata të bashkoheshin që në mëngjes protestës tonë”, thonë studentët për mediat.

Ndërkohë një banor u shpreh: “Protesta jone është pasdite, ne kemi ardhur për solidaritet. Kërkesat tona janë ekonomike, po mbrojmë shtëpitë”.

Ndësa një student tha se “Banorët e Astirit kane kerkesa të tjera të ndryshme nga ne. Ata ti zgjidhin tek ministria e Transporteve, ne kemi pune me ministrinë e Arsimit. Protesta e studentëve është e depolitizuar, kurse protestuesit te Astirit janë bashkuar me një forcë politike e cila për 28 vjet e ka lënë shqipërinë prapa”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.