Studimi: A vjen pabarazia sociale nga elitarët e Jeillit?
Një studim i ndërmarrë në SHBA tenton t’i japë shpjegim pabarazisë në kontekstin ekonomik, duke cekur kësisoj çështje themelore që e kanë shqetësuar njerëzimin qysh në gjenezë. A janë rezultatet e studimit një bazë për të shpjeguar se përse dukuria vijon të ndodhë edhe më shumë në ditët e sotme?
Në fakt, fjalën “lojë ultimative” nuk mund ta dëgjosh më. Qysh nga koha e lindjes së tij në Këln, ekonomisti Werner Güth, bashkë me kolegët e tij që analizuan këtë lojë në vitin 1982, kanë dalë në dritë me qindra kontribute të tjera, artikuj e arsyetime.
Ndoshta edhe sepse është kaq e lehtë: ka një buxhet që një person mund ta ndajë mes vetes e tjetrit, e në atë rast tjetri vendos nëse do të paguhet diçka apo jo. Dhe synimi është pra kaq i qartë. Nëse të dy pjesëmarrësit në lojë janë aq egoistë, atëherë njëri nuk do i linte thuajse asnjë kacidhe tjetrit dhe tjetri megjithatë do ta pranonte këtë, pasi “thuajse asgjë” është më mirë se “asgjë”.
Në fakt, e kjo është shfaqur në shumë prej arsyetimeve, shumica e tyre ndahen qartazi më të gëzuar në fund të ditës. Ndihen mirë, pasi në fakt shumë syresh tërhiqen nga një pagesë, sapo ndarja u duket e padrejtë. Me siguri, njerëzit nuk janë aspak egoistë!
Kjo mund të ishte surprizuese për shumë njerëz që e mbajnë veten për tipa të tërhequr. Natyrisht se loja në laboratorët ekonomikë luhet me buxhete shumë herë më të mëdha. E për këtë arsye, mbetet e hapur pyetja nëse ata – në rastet kur ndajnë një milionë euro – për vete të mbajnë vetëm 900 000 euro, e që të tjerët pastaj nga pafytyrësia e tyre të dalin me duart bosh.
Lojërat diktatoriale në “Yale Law School”
Është konstatuar ndërkaq, përkundrazi, se origjina kulturore e lojtarëve e ndikon shumë shqisën e tyre të rishpërndarjes së fitimit, sikurse edhe vetë besimi i tyre apo madhësia e bashkësisë, në të cilën ata jetojnë. E mund të merret vetëm me mend se shpërndarësit dhe përfituesit më vonë do të takohen një herë në jetët e tyre ose se janë njohur më parë dikur në jetë, për të përftuar pritshmëri plotësisht të tjera të sjelljes.
Edhe kjo mund të verifikohet sigurisht në laborator, lojërat e përsëritura, lojëra mes anëtarëve të familjes, dhe ja ku u krijua edhe kontributi tjetër, që mbulohet me shifra “empirike” dhe me ato realet, të vrazhdat, çka pas një rimendimi të shkurtër, nuk habit kësisoj askënd.
Ndërkaq, kërkuesit të grupuar rreth Raymond Fisman, në Universitetin e Bostonit, e kanë publikuar këtë lloj eksperimenti të rrallë në revistën amerikane “Science”. E ashtuquajtura “Dictator game”, që është bazuar në të, një variant pra i “Ultimatumit”, në fakt nuk është një lojë.
Pasi në këtë rast, tortën e ndan thjesht dhe vetëm një person. Si e ndajnë atë?, shtrohej pyetja në këtë studim – studentët e “Yale Law School”, pra të shkollës së famshme amerikane të juristëve të Jeillit? Kusht dytësor: sa më ndershmërisht që ta ndajnë, aq më fort rrudhet torta, lindin pra kosto të rishpërndarjes.
Në jetën reale, mund të të shkonte mendja te burokracitë social-shtetërore apo dhe tek efektet negative e ngacmuese të sistemit të taksave progresive.
Përballë shumë skenarëve të sjellë në lojë, rezultoi se anëtarët e ardhshëm të elitës amerikane, në krahasim me grupet e kontrollit (të universiteteve më pak elitare, shtresave mesatare të popullsisë) e ndanin atë në mënyrë më racionale dhe ishin më sensibël ndaj kostove të rishpërndarjes.
Barazia tek ata nuk kushtonte aq shumë sa te të tjerët. Ekonomët e matën me shumë kujdes gjithçka; ndikimet e moshës dhe gjinisë u kontrolluan gjithashtu. Veç kësaj, u konstatua se këta studentë më vonë ishin të prirur të angazhoheshin në një profesion në ekonomi dhe më konkretisht, me po aq probabilitet, sa ç’ishin shfaqur ata egoistë edhe në eksperiment. Kush merrte në konsideratë më fort barazinë dhe ndershmërinë, gjendej më pas më shpesh i punësuar në sektorin shtetëror, në universitet apo në sektorin e shoqatave jofitimprurëse.
Rishpërndarja mund të dështojë edhe për arsye të tjera
Por çfarë mësojmë nga ky rezultat i këtij studimi? Autorët e studimit të publikuar në faqet e “Science”, ofrojnë shpjegimin që nuk çon në ndryshimin e politikave që lidhen me shtimin e pakënaqësive sociale në SHBA. Elitat kanë thjesht një tolerancë më të madhe ndaj pabarazisë sesa zgjedhësit e tjerë. Se nga vjen diçka e tillë, mbetet e hapur.
A është kjo në interesin vetjak? – Studentët e Jeillit e shohin veten si përfitues më të mirë, ndoshta është prejardhja, ata vijnë nga familje që fitojnë më mirë. Është pra një studim, në të cilin u tregohet se rishpërndarja është e kushtueshme? Apo mos ata – si një grupim i mësuar tashmë me provime, mendojnë se tashmë të futur në lojë më shumë se të tjerët, ta zgjidhin “drejt” çështjen, pra të jenë sa më racionalë që të munden?
Ngaqë të gjitha këto pyetje mbesin të hapura, po zhvillohen edhe në vijim eksperimente të tjera me “lojëra”. Por asnjëra prej tyre nuk mund t’i përgjigjet dot pyetjes se përse në një demokraci të atillë, kemi divergjenca mes vendimeve politike dhe interesave të zgjedhësve?
Përse zgjedhësit zgjedhin pra elitat, të cilat ata i përbuzin? Apo, përse nuk i refuzojnë në zgjedhje? Nëse i hedh një sy historisë së shtetit të mirëqenies sociale apo dhe kapitalizmit, atëherë e sheh se rishpërndarja mund të dështojë edhe nga faktorë të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me dëshirat e elitave politike apo të atyre financiare.
Po aq pak lidhet me preferencat e elitave mungesa e një opozite politike kundër rishpërndarjes me kahe nga lart. Në politikë dhe në jetën shoqërore, hidhen më shumë motive në lojë, nga ato që duken në lojërat ekonomike.
Marrë nga: “Frankfurter Allgemeine Zeitung”