☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,667 ▼ -1.69% ETH $2,216 ▼ -1.18% XRP $1.3320 ▼ -1.18% SOL $82.2700 ▼ -2.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Studimi i BSH: Krimi ka ndikuar negativisht në aktivitetin e biznesit

Ekspertët të Bankës Shqipërisë kanë bërë një kërkim shkencor për të gjetur ndikimet që jep krimi dhe korrupsioni në aktivitetin e bizneseve.

Analiza merr në konsideratë aktivitetin e ndërmarrjeve në 27 vendet në zhvillim duke përfshire edhe Shqipërinë sipas anketës së BEEPS (Business Environment and Enterprise Performance Survey).

Rezultatet e këtij hulumtimi treguan ndikimin negativ të krimit në aktivitetin e ndërmarrjeve, por dhe praninë e një marrëdhënieje pozitive midis korrupsionit dhe performancës së firmave.

Ekspertët përdoren të dhëna paneli në nivel firme, të mbledhura nga BEEPS për 27 vende të tranzicionit gjatë viteve 2002, 2005, 2009 dhe 2011. Përveç karakteristikave të firmës, BEEPS gjithashtu mbledh disa informacione të vlefshme të vrojtimit, mbi format e ndryshme të korrupsionit dhe krimit.

“Siç pritej, vlerësimi ynë tregon se firmat private me pronësi të huaj, si dhe firmat e BE-së kanë më shumë gjasa të kenë një ndikim pozitiv në performancën e firmës, por e kundërta ndodh me firmat që janë të privatizuara nga firmat shtetërore”, shprehen ekspertet e BSH ne studimin përkatës.

Përgjatë 6 viteve të fundit BEEPS realizoi anketa në 29 vende në tranzicion në Europë dhe Azi. Në raportin përmbledhës të gjetjeve në të gjitha vendet thuhet se mjedisi i biznesit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha vendet.

Ka disa tipare të përbashkëta mjedisi i biznesit në të gjithë rajonet. Kështu që në Evropën jug-lindore, ku praktikat e konkurrentëve në sektorininformal janë quajtur si një nga tre kufizimet më të mëdha në mjedisin e biznesit në gjashtë nga tetë vendet në këtë Rajon.

Anketimi i BEEPS ka gjetur se, mjedisi i biznesit në vendet në tranzicion ndikohet negativisht nga transporti joeficient, krimi, vjedhja, rregulloret e punës, doganave dhe rregulloret tregtare, licencimi i biznesit dhe vendimet e gjykatave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.