🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.36 ▲0.94%
ARI 4,851 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,825 ▼ -4.85% ETH $2,200 ▼ -5.95% XRP $1.4669 ▼ -4.55% SOL $90.0700 ▼ -5.07%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.36 ▲0.94 % ARI 4,851 ▼0.92 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.36 ▲0.94 % ARI 4,851 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Studimi i Fitch, Ja risqet financiare që ka Shqipëria në 2016

 bbbPritet krizë e emigrantëve, pasi rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve…BMI Research, pjesë e Fitch Group në një raport në fundit rendit rreziqet e shtetit shqiptar, nga pikëpamja politike, ekonomike, mjedisit të biznesit dhe risqeve operacionale.

Sipas këtij raporti, Shqipëria do të qëndrojë në një trajektore të ulët të rritjes ekonomike për vitet e ardhshme, mes nivelit të ulët të eksporteve dhe përpjekjeve të qeverisë për konsolidim fiskal. Raporti tregon se duhen më tepër përpjekje për të zbatuar reformat strukturore që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e fleksibilitetit të tregut të punës. Këto janë hapa tejet të rëndësishme, nënvizon raporti, në rast se Shqipëria shpreson që të jetë e zhvilluar dhe konkurruese në rajon.

Një pikë tjetër që thekson raporti është se bilanci tregtar ka mungesa të mëdha. Nga ana tjetër, Greqia fqinje është një ndër ndikuesit e jostabilitetit rajonal që prek edhe vendin tonë, sipas BMI. Shqipëria preket konkretisht në remitanca dhe kërkesën për eksporte.

Nga ana tjetër, raporti vlerëson se kriza e emigrantëve me të cilën po përballet Europa mund të luajë rol negative për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, duke qenë se ka të ngjarë të kalojnë mes vendit tonë në rrugën e tyre për në Europën Perëndimore (sidomos sirianët). Rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.

BMI Research ka dhënë edhe një parashikim makroekonomik për vendin tonë, përkatësisht për vitet 2016 dhe 2017, duke u bazuar edhe në të dhënat e dy viteve më parë. Sipas Fitch, rritja ekonomike e vendit tonë në 2016 do të jetë 3.1 %, me një rritje të lehtë prej 0.5 % vitin 2017, për tè arritur në 3.6%. Ndërsa inflacionin e vlerëson 2.9 % në 2016 dhe 3.2 % në 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.