Bota

Stuhi e fortë kundër Moskës

NATO planifikon me sa duket përforcimin e pranisë së saj në Evropën Lindore. Njoftohet se për këtë qëllim janë planifikuar të ngrihen pesë baza të reja.

ukraine

Kjo do të ishte një stuhi e fortë kundër Moskës. Të paktën disa vende të NATO-s planifikojnë – sipas njoftimeve të mediave – një trupë ndërhyrjeje si dhe pesë baza të reja në Evropën Lindore. Po ashtu parashikohet edhe përforcimi i mbikqyrjes së hapësirës ajrore në rajonin e vendeve baltike. Me sa duket këto masa parashikohen si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Duke pasur parasysh krizën Ukrainë kjo do të jetë një shenjë fuqie, por që nuk miratohet nga të gjithë, ndër të ta edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel në samitin e BE-së në Bruksel. Të paktën shtatë vende të NATO-s duan të marrin pjesë në krijimin e një force për raste krizash. Deri tani Gjermania nuk parashikon të marrë pjesë në këto plane.

Kriza në Ukrainë dhe përgjigjia e Evropës ndaj saj ishte çështja e madhe e samitit të Brukselit. Të gjithë janë të mendimit se situata është e dëshpëruar dhe jo vetëm në zonat ku luftohet, si p.sh. në Donezk.

Propozimet e Putinit

Presidenti rus Putin kërkoi sërish organizimin e bisedimeve për statusin e Ukrainës Lindore. Ai i bëri thirrje qeverisë së Ukrainës të bisedojë me separatistët për statusin e zonave ku luftohet. Këto bisedime duhet të fillojnë sipas tij menjëherë. Por Evropa si dhe Kievi janë të një mendimi tjetër. Për ta kufijtë e Ukrainës janë të padiskutueshme dhe ato e akuzojnë Putinin se po e nxit dhe më tepër konfliktin duke dërguar trupa ushtarake në zonën e luftimeve.

Në samitin e tyre në Bruksel, kryetarët e shteteve dhe të qeverive vendosën sipas kancelares Merkel “që në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm të gjendjes si e kemi parë dhe ditët e fundit, duhet të vendosen sanksione të tjera.” Merkel tha edhe se ne i kemi kërkuar Komisionit të na bëjë shpejt propozime për të cilat ne mund të vendosim pastaj brenda një jave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button