Ekonomia
Subvencionet përmes sistemit të informatizimit
Agjencia e Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), do të vërë në zbatim këtë vit, proçesin e informatizimit, për përzgjedhen e projekteve fituese të fermerëve që do të përfitojnë financime nga subvencionet.
Ekspertët e bujqësisë shprehe se, kjo formë e re klasifikimi, përmes sistemit kompiuterik do të rrisë transparencën për vlerësimin e projekteve dhe do të eleminojë korrupsionin duke rikthyer besimin se dhënia e subvencioneve jepet realisht në bazë të meritës.
Sipas tyre, deri tani dokumentet janë vlerësuar nga stafi i Agjencisë, ndërsa me vënien në zbatim të sistemit kompjuterik do të bëhet e mundur vlerësimi i projekteve në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj, në mënyrë të informatizuar.