☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.43 ▲2.38%
ARI 4,332 ▼1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,992 ▲ +1.62% ETH $2,518 ▲ +1.59% XRP $1.4011 ▲ +4.49% SOL $101.9300 ▲ +2.3%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.74 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.74 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Europa

SUEDI – Opozita kërkon dorëheqjen e tre ministrave lidhur me skandalin e IT-së

Qeveria e pakicës në Suedi u përball sot me një krizë politike pasi opozita ka kërkuar dorëheqjen e tre ministrave lidhur me skandalin që përfshinte një agjenci shtetërore që u jepte shërbime IT-je punonjësve të huaj pa leje zyrtare për një gjë të tillë.

“Disa ministra kanë lënë pas dore detyrat e tyre. Ky neglizhim nga ana e tyre do të ketë pasoja,” tha kreu i Partisë së Qendrës, Annie Loof.

Polemikat janë përqendruar në Agjencinë Kombëtare të Transportit, e cila në vitin 2015 i transferonte shërbimet  e saj të IT-së tek gjigandi i informacionit IBM, duke shfrytëzuar punonjës të huaj në disa vende, përfshirë Republikën Çeke, në mungesë të një leje sigurie suedeze.

Kreu i Agjencisë së Transportit u shkarkua nga detyra në janar dhe u gjobit për shkelje të rregullave të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

Opozita kritikoi qeverinë se nuk ishte vënë në dijeni për shkeljen ligjore,  edhe pse ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Brendshëm ishin të informuar rreth kësaj çështjeje që në fillim të vitit 2016.

Gjithashtu, dy anëtarët e kabinetit nuk arritën të informonin kryeministrin, Stefan Lofven i cili tha se ishte ishte bërë me dije rreth kësaj shkeljeje vetëm në janar të ketij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.