Suedia mbështetje Shqipërisë në procesin e integrimit europian
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit suedez Urban Ahlin
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik.
Gjatë takimit palët diskutuan rreth perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim, pas marrjes e statusit të vendit kandidat.
Ministri Bushati vlerësoi rolin e rëndësishëm të Suedisë në procesin e zgjerimit si dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj për marrjen e statusit të vendit kandidat. Më tej,
Ministri Bushati u ndal në hapat konkretë të qeverisë për progresin e reformave në
Shqipëri dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri në rrugën e reformave dhe të integrimit.
Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit suedez Ahlin, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, siguroi Ministrin e Punëve të Jashtme për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit suedez Urban Ahlin
Ministri Bushati dhe Ahlin diskutuan mbi vijimësinë e procesit të Berlinit për të mundësuar një ndërlidhshmëri më të larte në rajon, nëpërmjet projekteve konkrete infrastrukturore që forcojnë bashkëpunimin rajonal.
Duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon, Ahlin vlerësoi Kryesinë shqiptare të SEECP-s si dhe miratimin e Deklaratës së përbashkët mbi terrorizmin.