☁️
Tiranë 17°C · Vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,547 ▲ +2.83% ETH $1,701 ▲ +1.95% XRP $0.9211 ▲ +1.45% SOL $70.0800 ▲ +0.91%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Sukses historik në karate, Anes Arifaj pjesë e kampionëve të botës

Përfaqësuesja e meshkujve e Malit të Zi në karate u shpall kampione e botës në garën ekipore në Hangzhou të Kinës, duke mposhtur Turqinë 3:2 në finale; pjesë e ekipit kampion është edhe Anes Arifaj nga Malësia.

Përfaqësuesja e meshkujve e Malit të Zi në karate ka arritur një sukses historik, duke u shpallur kampione e botës në garën ekipore në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Hangzhou të Kinës. Siç njofton Tv Boin, në finalen e madhe karateistët malazezë triumfuan ndaj Turqisë me rezultatin 3:2.

Ky sukses ka rëndësi të veçantë edhe për Malësinë, pasi në përbërjen e ekipit kampion bën pjesë edhe Anes Arifaj, i cili vjen nga Malësia. Prania e tij mes kampionëve të botës sjell krenari të veçantë për vendlindjen dhe gjithë Malësinë.

Finalja ndaj Turqisë u vendos në përballjen e fundit. Fitore për Malin e Zi siguruan Nemanja Mikuliq dhe Vuk Vuçiniq, ndërsa pas barazimit 2:2, Mihailo Gojakoviq triumfoi në duelin vendimtar dhe i siguroi ekipit medaljen e artë.

Rruga drejt titullit kaloi përmes fitoreve në grup ndaj Algjerisë (3:2), Kinës (3:1) dhe Australisë (4:1), me një humbje nga Irani (0:5), pastaj fitores 3:1 ndaj Jordanisë në çerekfinale dhe 3:1 ndaj Rusisë në gjysmëfinale.

Titullin e kampionit të botës për Malin e Zi e fituan Anes Arifaj, Balsha Vojinoviq, Mihailo Gojakoviq, Lazar Jovoviq, Vuk Vuçiniq, Nikola Maloviq, Lazar Potpara dhe Nemanja Mikuliq — një nga arritjet më të mëdha në historinë e sportit malazez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.