☁️
Tiranë 17°C · Vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,633 ▲ +3.65% ETH $1,701 ▲ +2.55% XRP $0.9213 ▲ +1.76% SOL $70.0700 ▲ +1.43%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Politika

Balla paralajmëron ndryshime për blegtorët, TVSH-ja e qumështit ulet në 6%

Lehtësimi i procedurave për ndërtimin e stallave dhe mbështetja financiare për blegtorët ishin në qendër të një takimi të Taulant Ballës dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, me fermerë dhe prodhues të qumështit në Tiranë.

Balla kërkoi që marrja e lejeve për stallat të bëhet më e thjeshtë, ndërsa foli edhe për uljen e TVSH-së së qumështit nga 20% në 6% dhe masat e tjera mbështetëse për sektorin.

“Procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një stallë duhet të jetë të paktën më i lehtë se procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një vilë. Shqipëria në vitin 2030 do të jetë në Bashkimin Europian dhe, për t’i paraprirë konkurrencës së madhe, duhet të fillojmë që tani të përgatitemi, duke rritur standardet”, u shpreh Balla.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja prej 120 mijë lekësh për krerë, e parashikuar në buxhet, si dhe ulja e çmimit të naftës me 320 lekë nga 1 janari.

Balla u ndal veçanërisht te ulja e TVSH-së për produktet ushqimore, përfshirë qumështin, duke deklaruar se kjo masë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 150 milionë euro të ardhura të pambledhura.

“Vetëm nga ulja e TVSH-së së ushqimeve, që është për qumështin, nga 20% shkon në 6%. Gjithë totali që qeveria nuk do të mbledhë më është 150 milionë euro”, theksoi ai.

Në bashkëbisedim u trajtuan edhe kërkesat e blegtorëve për zhvillimin e aktivitetit të tyre, si dhe nevoja për përgatitjen e sektorit për konkurrencën në tregun europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.