☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.07 ▲1.87%
ARI 4,245 ▼7.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,472 ▼ -0.46% ETH $2,051 ▼ -1.69% XRP $1.3721 ▼ -1.97% SOL $86.1400 ▼ -1.35%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.07 ▲1.87 % ARI 4,245 ▼7.22 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.07 ▲1.87 % ARI 4,245 ▼7.22 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Sulmet terroriste, Çollaku: Vështirësojnë integrimin dhe lëvizjen pa viza

Ngjarjet e fundit terroriste në Bruksel po ngjallin frikë tek institucionet e Kosovës sa i takon procesit të liberalizimit të vizave.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë për Top Channel se përveç krizës së refugjatëve tani është shtuar edhe terrorizmi si fenomen kërcënues që po shqetëson vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Këto fenomene, këto akte terroriste, e vështirësojnë në masë jashtëzakonisht të madhe integrimin dhe në masë jashtëzakonisht të madhe edhe lëvizjen lirshëm dhe pa viza të qytetarëve, në këtë rast të Kosovës dhe të shteteve tjera që aspirojnë të përfitojnë nga ky proces”, tha Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian.

Megjithatë, Kosova sipas ministrit Çollaku i ka plotësuar të gjitha rekomandimet e kërkuara për heqjen e vizave, ndërkohë që ekspertët evropianë të cilët qëndruan në Kosovë pritet të rekomandojnë edhe më shumë punë në ndërtimin e historikut të mirëfilltë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjetjet fillestare janë pozitive dhe kjo më bën të besoj që edhe raporti që do të dalë nga ky mision vlerësues, patjetër pritet që të jetë pozitiv. Dhe ky do të jetë ai momenti vendimtar që pastaj ti mundësoj Komisionit Evropian që të lëvizë përpara me dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës”, vijon Çollaku.

Çollaku beson se raporti i ekspertëve evropianë do të publikohet gjatë muajit prill dhe më pas i mbetet Komisionit Evropian të vendosë për rekomandimin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.