Sulmi në të përjavshmen franceze, Rama: Trishtim, solidaritet dhe revoltë
Kryeminsitri Edi Rama ka shprehur sot trishtim me anë të një postimi në rrjetin socila “Facebook”, për sulmin në selinë e së përjavshmes satirike franceze “Charlie Hebdo”, ku kanë vdekur 11 persona.
Kryeministri Rama e cilëson si një dhunim për Francën e lirisë, barazisë dhe vëllazrimit kasapanën mbi redaksinë e së famshmes satirike.
Kreu i qeverisë thekson se ndjen njëkohësisht trishtim, solidaritet dhe revoltë për këtë ngjarje.
“Çfarë dhunimi për Francën e lirisë, barazisë, vëllazerimit, kasaphana mbi redaksinë e gazetës së famshme satirike! Trishtim solidaritet revoltë”, shkruan Kryeminsitri Rama në postimin e tij.
Sulmi me kallashnikov dhe raketahedhës nga të paktën dy persona të maskuar në selinë e të përjavshmes satirike ”Charlie Hebdo” ka shkaktuar 11 të vdekur, dy prej të cilëve policë, bënë të ditur sot burime hetimore, një akt i pazakontë kundër një organi shtypi në Francë.
“Rreth orës 11:30, dy persona të armatosur me një kallashnikov dhe një raketahedhës pushtuan selinë e të përjavshmes satirike ”Charlie Hebdo”. “Një shkëmbim zjarri ka ndodhur me forcat e sigurisë”, deklaroi burimi hetimor.
“Presidenti francez, François Hollande mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe një takim urgjent është thirrur në presidencë në orën 13:00 GMT”, njoftoi Elyse. Hollande e cilësoi këtë sulm një atentat terrorist, një barbari të jashtëzakonshme.
”Franca shpalli gjendjen e gadishmërisë maksimale në rajonin parisian pas sulmit kundër ”Charlie Hebdo”’, theksuan shërbimet e kryeministrit.