⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,091 ▲ +0.29% ETH $2,505 ▲ +0.23% XRP $1.3966 ▼ -0.53% SOL $109.5500 ▼ -0.28%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thirrur sot ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, pas sulmeve masive të ndërmarra nga Rusia gjatë natës në Ukrainë, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Fino.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alteo Hysi, bëri me dije se pala shqiptare ka shprehur protestë të ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar të papranueshëm cenimin e sigurisë së stafit diplomatik shqiptar në Ukrainë.

Sipas deklaratës zyrtare, gjatë takimit me ambasadorin rus u theksua se sulmet me raketa dhe dronë kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe sigurinë e ambasadorit shqiptar në Kiev.

Ministria shqiptare deklaroi se ngjarja përbën shkelje të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe të detyrimeve ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen dhe paprekshmërinë e diplomatëve.

Gjithashtu, ambasadorit rus iu dorëzua një notë verbale, përmes së cilës autoritetet shqiptare kërkuan që Moska të respektojë normat ndërkombëtare dhe të garantojë sigurinë e personelit diplomatik të akredituar në zonat e konfliktit.

Sulmet e fundit ruse në Kiev janë ndër më të ashprat e javëve të fundit dhe kanë shkaktuar dëme në disa zona të kryeqytetit ukrainas, përfshirë edhe kompleksin ku jeton ambasadori shqiptar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë në çdo rrethanë të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar.

Ambasadorit rus iu dorëzua notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij”, deklaroi për “Report Tv” zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alteo Hysi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.