☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,764 ▲2.22%
DOW 47,756 ▲2.51%
NASDAQ 22,566 ▲2.49%
NAFTA 95.50 ▼15.45%
ARI 4,727 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,241 ▲ +4.11% ETH $2,205 ▲ +5.71% XRP $1.3500 ▲ +3.55% SOL $83.0200 ▲ +3.68%
S&P 500 6,764 ▲2.22 % DOW 47,756 ▲2.51 % NASDAQ 22,566 ▲2.49 % NAFTA 95.50 ▼15.45 % ARI 4,727 ▲0.9 % S&P 500 6,764 ▲2.22 % DOW 47,756 ▲2.51 % NASDAQ 22,566 ▲2.49 % NAFTA 95.50 ▼15.45 % ARI 4,727 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Sulmohet me koktej molotovi Kuvendi i Kosovës

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar rreth orës 4 të mëngjesit ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me koktej molotovi.

Burime brenda hetuesve të Policisë së Kosovës kanë treguar se nga ekzaminimi i ngjarjes dyshohet se personat kishin për qëllim futjen e molotovit brenda objektit për ta djegur atë.

Sipas informacioneve nga hetuesit e policisë, personat e dyshuar së pari e kanë goditur me gurë një dritare dhe e kanë thyer xhamin përmes të cilit kanë provuar ta fusin koktejin e molotovit brenda ndërtesës, por nuk ia kanë arritur qëllimit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar këtë sulm në ndërtesën e Kuvendit që ndodhet në rrugën “Agim Ramadani”.

Ajo tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke filluar pastaj ekzaminimin e vendit, ndërsa deri tani nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar.

Mësohet se zyra e dëmtuar nga sulmi i takon stafit të presidentes Atifete Jahjaga, pasi zyrat e Presidencës së Kosovës ndodhen brenda hapësirave të Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.