Kronika

Supergrabitja e bankës, burg për shefin e sigurisë. Detyrim paraqitjeje për drejtorin

Dy zyrtarët e arrestuar pas grabitjes spektakolare të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut, janë njohur këtë të mërkurë me masat e sigurisë.

Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për Florian Skarën, shef i sigurisë së bankës, ndërkohë që ka lënë me “detyrim paraqitje” drejtorin e kësaj banke, Luigj Gjonaj.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur që ditën e shtunë, por u bë publike ditën e hënë, ndërkohë që dje, Policia e Tiranës ndaloi me nismën e saj drejtorin e filialit të bankës dhe shefin e sigurisë së saj.

Gjatë supergrabitjes janë vjedhur më shumë se 19 milionë lekë nëpërmjet çarjes së murit nga një ambient i jashtëm i bankës, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe kasaforta e saj.

Dy personat e arrestuar, sipas policisë nuk kishin marrë masat e duhura të sigurisë, edhe pse alarmi i bankës ka rënë që mbrëmjen e së premtes.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se, si drejtori i filialit, ashtu edhe shefi i sigurisë, edhe pse janë njoftuar për alarmin, nuk kanë urdhëruar kontrolle të imtësishme në të gjithë perimetrin e brendshëm dhe të jashtëm të bankës, siç e parashikon rregullorja, por janë mjaftuar me një verifikim sipërfaqësor, duke u dhënë mundësi autorëve të punojnë të qetë për tri net me radhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button