☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 52,203 ▼0.52%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.26 ▼0.51%
ARI 4,021 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,883 ▼ -0.07% ETH $2,333 ▼ -0.79% XRP $1.2889 ▼ -2.79% SOL $100.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, përmbyllet kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë – me në krye Radoiçiqin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendimit të gjykatës për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ku dy nga terroristët morën burgim të përjetshëm, ndërsa i treti u dënua me 30 vite burg.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook theksoi se ky vendim përbën një moment të rëndësishëm për drejtësinë e Republikës së Kosovës. Ai nënvizoi se dënimet maksimale duhet të vlejnë për të gjithë të përfshirët, duke përfshirë pjesëtarët e një rrjeti më të gjerë prej 45 personash të identifikuar.

“Sulmi i 24 shtatorit 2023 nuk ishte një akt i izoluar, por një operacion i organizuar me mbështetje shtetërore nga Serbia, me synim cenimin e rendit kushtetues dhe aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës”, tha ministri.

Ai shtoi se përballimi i këtij sulmi nga Republika e Kosovës ndali një skenar të rrezikshëm për ndarje dhe theksoi se faktet dhe provat dokumentojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë.

Sveçla theksoi gjithashtu se strukturat kriminale dhe paramilitare në veri janë çmontuar dhe se rendi kushtetues është mbrojtur.

Ai bëri thirrje që Serbia të mbahet përgjegjëse për rolin e saj politik, financiar dhe logjistik në këtë agresion.

Ministri vuri në pah se ky vendim nuk mund të kthejë heroin Afrim Bunjaku, por është një hap drejt drejtësisë për sakrificën e tij dhe dhimbjen që mbetet te familja, kolegët dhe qytetarët.

“Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, me në krye Milan Radoiçiqin”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.