Syzet sy maceje: një rikthim i fuqishëm
Emblema e viteve ’50, tashmë një aksesor i pandarë për çdo dizajner mode.
“Syzet janë si qershia mbi tortë. Janë diçka që e plotësojnë të gjithë pamjen,” shprehet Eric Daman, stilisti i serialit “Gossip Girl” dhe së fundmi i “The Astronaut Wives Club”, seriali më i ri i televizionit “ABC”, ngjarjet e së cilit zhvillohen në vitet ’50.
Përveç një stili retro të jashtëzakonshëm të personazheve, ajo që bie më shumë në sy janë pikërisht syzet e tyre.
Të ngushta, me skelet të tejdukshëm apo të gjera, syzet sy maceje, edhe sot ashtu sikurse në atë periudhë, janë një trend i fuqishëm, shkruasn Anabel. “Është një formë universalisht zbukuruese, sepse këto proporcione, theksojnë mollëzat, janë ose jo të ngritura,” shprehet Chioma Nnadi, drejtore e lajmeve të modës në “Vogue.com” duke sqaruar se ato janë të përshtatshme për gati çdo formë fytyre.
Alessandra Codinha, redaktore mode e “Vogue.com” shprehet se një ngritje e lehtë në bishtin e syrit që jep një pamje gati prej kokete, ashtu si teknika e lapsit sy amceje, është mënyra më e thjeshtë e të flirtuarit pa bërë absolutisht asgjë.
Çfarë mund të dojë më shumë një femër në një ditë vere, përveçse një palë syze që bëjnë të gjithë flirtimin në vendin tuaj? Shfletoni galerinë për t’u njohu me modelet e momentit.