Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,451 ▼0.43%
DOW 52,637 ▲0.63%
NASDAQ 25,725 ▼1.21%
NAFTA 68.50 ▼0.12%
ARI 4,125 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,643 ▲ +2.46% ETH $1,700 ▲ +4.96% XRP $1.0842 ▲ +2.11% SOL $80.9000 ▲ +4.68%
S&P 500 7,451 ▼0.43 % DOW 52,637 ▲0.63 % NASDAQ 25,725 ▼1.21 % NAFTA 68.50 ▼0.12 % ARI 4,125 ▲1.04 % S&P 500 7,451 ▼0.43 % DOW 52,637 ▲0.63 % NASDAQ 25,725 ▼1.21 % NAFTA 68.50 ▼0.12 % ARI 4,125 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe është rikthimi i besimit te shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u bëri thirrje demokratëve që të shohin përtej kufijve të partisë dhe t’u drejtohen të gjithë shqiptarëve, duke e cilësuar rikthimin e besimit si sfidën më të madhe politike të momentit.

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Tabaku falënderoi demokratët për qëndresën e tyre gjatë 14 viteve në opozitë dhe tha se ata kanë dëshmuar se bindjet dhe dinjiteti nuk mund të blihen.

“Ju nuk jeni thjesht anëtarë partie. Ju jeni dëshmi e gjallë se dinjiteti nuk shitet dhe bindja nuk vdes kurrë”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se korrupsioni, varfëria dhe emigracioni mbeten probleme serioze për vendin, por sipas saj, plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare është humbja e besimit te shteti dhe te mundësitë për të ecur përpara me meritë.

“Shumë shqiptarë sot nuk e besojnë që puna e ndershme shpërblehet. Nuk e besojnë se mund të ecësh përpara pa njohur njeriun e duhur. Nuk e besojnë se shteti punon për ta”, deklaroi deputetja demokrate.

Ajo akuzoi qeverinë për krijimin e një sistemi që favorizon klientelizmin dhe korrupsionin, ndërsa tha se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive.

Në vijim të fjalës së saj, Tabaku paraqiti vizionin e saj për një Shqipëri me më shumë meritokraci, konkurrencë të ndershme dhe mundësi për qytetarët.

“Një Shqipëri ku biznesi nuk paguan taksën e korrupsionit për të mbijetuar, ku tregu është konkurrenca dhe meritokracia”, tha ajo.

Deputetja demokrate i bëri thirrje jo vetëm mbështetësve të PD-së, por edhe qytetarëve të zhgënjyer, sipërmarrësve, të rinjve dhe socialistëve që, sipas saj, nuk pajtohen me drejtimin aktual të vendit.

“Partia Demokratike nuk kërkon të ndryshojë bindjet e askujt, por shtrin dorën për të punuar bashkë me çdo shqiptar të ndershëm për një Shqipëri më të mirë”, u shpreh Tabaku.

Në fund, ajo theksoi se misioni i PD-së duhet të jetë rikthimi i besimit te qytetarët dhe krijimi i një alternative që bashkon shqiptarët përtej ndarjeve politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.