☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,547 ▼0.68%
DOW 46,331 ▼0.21%
NASDAQ 21,697 ▼1.06%
NAFTA 94.20 ▲4.3%
ARI 4,456 ▼2.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,062 ▼ -2.66% ETH $2,068 ▼ -4.44% XRP $1.3599 ▼ -3.42% SOL $87.5100 ▼ -4.42%
S&P 500 6,547 ▼0.68 % DOW 46,331 ▼0.21 % NASDAQ 21,697 ▼1.06 % NAFTA 94.20 ▲4.3 % ARI 4,456 ▼2.12 % S&P 500 6,547 ▼0.68 % DOW 46,331 ▼0.21 % NASDAQ 21,697 ▼1.06 % NAFTA 94.20 ▲4.3 % ARI 4,456 ▼2.12 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Tabaku: Partia demokratike nuk e ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj!

“Partia demokratike nuk e ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj!” Kjo ishte përgjigja e deputetes demokrate, Jorida Tabaku, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër, kur u pyet nëse Ervin Salianji duhet të lejohet të kandidojë përballë Sali Berishës në zgjedhjet e brendshme në parti.

Sipas Tabakut partitë nuk duhet të trajtohen si monopol, por vota duhet të jetë elementi që vendos për ecurinë e tyre. Duke folur për zgjedhjet e fundit parlamentare, ku ishte pjesë e kandidaturave të listës së hapur, Jorida Tabaku rrëfeu se e ka menduar edhe tërheqjen nga kjo garë, duke e cilësuar të papërshtatshëm këtë mënyrë votimi.

“E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD, boll ka vuajtur PD këto vite për betejë të bërë në studiot televizive. Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët. Për mua ky debat duhet të bëhet brenda PD, kur bëhet jashtë është shqetësuese. Nuk e shoh te PS, për shembull, që të ndodhë jashtë. Kemi boll forume për të folur. Gabimi që bëra tre vite të shkuara nuk do ta bëj sot, nuk kam për të dhënë mendime që kam për t’i dhënë në forumet e partisë. Nuk di të ketë një vendim të Kryesisë për t’i mbyllur dyert. Le t’i lëmë kohë institucioneve dhe debatit të brendshëm që të marrë vendimin e duhur. Për mua PD nuk ka luksin të humbë askënd, ne duhet të shtohemi e zgjerohemi, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti politike vendos vota”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.