🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,350 ▼ -2.1% ETH $1,908 ▼ -1.39% XRP $0.9985 ▼ -2.7% SOL $75.8100 ▼ -4.92%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Tahir Batatina ndëshkohet me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës dhe 300 euro gjobë

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, është ndëshkuar me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare dhe me 300 euro gjobë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së. Dënimi vjen për sjellje josportive ndaj gjyqtarit, përdorim të gjuhës vulgare dhe nxitje të lojtarëve për bojkotimin e ndeshjes ndaj Dukagjinit.

Ndihmësi i Batatinës, Synaj Keçi, është ndëshkuar po ashtu me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës, për sjellje agresive dhe kërcënuese, si dhe për nxitje të lojtarëve për ta bojkotuar ndeshjen. Sipas raporteve të zyrtarëve të FFK-së ai vijoi ofendimet edhe jashtë stadiumit.

Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku, është gjobitur me 500 euro, pasi ka ofenduar kryetrajnerin dhe një zyrtar të skuadrës mysafire gjatë ndeshjes Vushtrria – Tefik Çanga.

Klubi i Trepçës është gjobitur me 800 euro, pasi tifozët vendas hodhën mjete piroteknike në fushë pas golit të parë në minutën e 3-të, duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.