☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,040 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,183 ▼ -1.48% ETH $2,325 ▼ -1.63% XRP $1.2910 ▼ -2.68% SOL $100.5600 ▼ -2.07%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,040 ▼0.28 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,040 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Tahiri akuzon VV-në për politizim të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt, duke e ndërlidhur të dyshuarin me udhëheqësit e Aleancës.

Gjatë seancës së Kuvendit, Tahiri iu referua deklaratave të deputetit të LVV-së, Taulant Kelmendi, për të cilin tha se është përpjekur ta lidhë të dyshuarin për vrasjen e Zekajt me drejtues të AAK-së, për shkak të një fotografie dhe një dreke të përbashkët.

Tahiri kritikoi gjithashtu deputeten e LVV-së, Arjeta Fejza, lidhur me deklaratat e saj për ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili, sipas saj, është përfolur për dhunë në familje.

“Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, secili prej nesh e prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh Tahiri në foltoren e Kuvendit.

Arlinda Zekaj u vra ditë më parë, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe diskutime në Kuvend, veçanërisht lidhur me raportimet se viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet për shkak të kërcënimeve të pretenduara. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.