🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.19 ▼1.91%
ARI 4,793 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,390 ▲ +5.02% ETH $2,376 ▲ +8.7% XRP $1.3707 ▲ +3.36% SOL $85.8800 ▲ +4.94%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.19 ▼1.91 % ARI 4,793 ▲0.53 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.19 ▼1.91 % ARI 4,793 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Tahiri delegacionit suedez: Kosovarët të vetmit me viza

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka pritur një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, ndërsa kërkoi mbështetjen e këtij shteti për përshpejtimin e integrimeve evropiane për Kosovën.

tahiri-delegacionit-suedez-kosovar-euml-t-t-euml-vetmit-me-viza_hdTahiri theksoi se qytetarët e Kosovës mbeten ende të privuar nga e drejta për të lëvizur lirë në Evropë, duke kërkuar po ashtu mbështetje për liberalizimin e vizave.

“Republika e Kosovës si shtet i pavarur tashmë është duke luajtur rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe promovimi të fqinjësisë duke theksuar faktin se Qeveria e Kosovës ka kryer të obligimet nga dialogu i Brukselit, ndërsa Serbisë i mungon vullneti politike për fqinjësi të mirë duke marrë parasysh tendencat për zvarritjen e zbatimit të marrëveshjeve nga Dialogu i Brukselit, të garantuara nga BE-ja”, tha Tahiri.

Ola Svenningsson, shef i Divizionit për Zgjerimin e BE-së dhe Evropën Juglindore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, ka rikonfirmuar mbështetjen e Suedisë për Kosovën.

“Suedia i jep mbështetje të fuqishme procesit euro- integrues të Kosovës drejt Bashkimit Evropian si dhe në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit si një mundësi e mirë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor”, theksoi Svenningsson.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.