Kosova

Tahiri në Bruksel për heqjen e barrikadave në Mitrovicë

1102-Zv.Kryeministrja-e-Kosoves-Edita-Tahiri-525x350Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, zv/kryeministrja Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit ka marrë pjesë në takimin në Bruksel për çështjen e heqjes së barrikadave në Mitrovicë.

Ajo ka paraqitur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se vendosja e barrikadave është e papranueshme dhe se ato duhet të largohen menjëherë dhe të respektohet lëvizja e lirë, konform ligjeve të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve të dialogut të Brukselit. Vendosjen e këtyre barrikadave Tahiri e ka cilësuar si një provokim të rëndë dhe tentim për destablizimin e Kosovës.

Zv/kryeministrja Tahiri, sipas njoftimit dërguar sot, kërkoi nga BE-ja që të bëjë analizë se përse pikërisht në këtë kohë u hoq barrikada pakoordinim dhe u vendosen të tjerat. Ajo tha se këto veprime janë tej mase të rrezikshme dhe vetëm falë maturisë së institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës situata nuk ka eskaluar në përmasa të mëdha. Ajo shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për veprime të koordinuara me Bashkimin Evropian, mirëpo potencoi se heqja e barikadave si “parku i paqes” dhe tjerat që kanë nisur së ndërtuari duhet të hiqen menjëherë dhe në rast të verpimeve të tjera të kundërligjshme dhe anarkike, ne do ti përgjigjemi me forcën e ligjit.

Përfaqësuesi i BE-së, Ferndado Gentilini tha poashtu se janë të shqetësuar me këto zhvillime dhe se nuk kanë qenë të informuar për heqjen e as për vendosjen e barrikadave të reja. Ai tha se janë duke i analizuar qasjen e të dyja palëve në këtë situatë. BE e bëri të qartë qëndrimin e saj se barrikadat duhet të largohen dhe të zbatohet në plotëni marrëveshjet dialogut të Brukselit.

Rezultat i këtij takimi ishe dakordimi për një moratorium i cili ndalon çfarëdo punimi për vendosje të barrikadave në atë pjesë, dhe në rast të mos respektimit të ketij moratoriumi institucionet relevante të Republikës së Kosovës do të reagojnë në zbatim të ligjit. Poashtu u caktua takimi radhës për datën 22 korrik 2014 ku do të përgatiten plane konkrete, afate, për të pastruar atë pjesë nga barrikadat dhe funksionimin e asaj pjesë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte të dilet më një plan konkret dhe me afate për heqjen e barikadave dhe lirimin e Urës së Ibrit nga të gjitha pengesat për lëvizjen e lirë dhë ndërtimeve tjera përreth urës që janë bërë në mënyrë të kundërligjshme. Mirëpo edhe përkundër angazhimeve të palës së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian nuk pati rezultate  ngase pala serbe ishte nuk ishte e gatshme të punoj në këtë plan meqenëse kishte ardhur qëllimisht e papërgatitur dhe përfaqësohej vetëm nga një zyrtar (z. Gjuriq), ndërkohë që Delagacioni i Kosovës ishte e përgatitur me platformë të qartë dhe e përfaqësuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse për cështjen Ministria e Punëve të Brenshme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Ambientit dhe Planifikim Hapësinor si dhe Ministrina e Infrastrukturës. Madje pala serbe u mundua të imponoj formatin e takimeve trepalëshe me kërkesa që të reduktohet numri i pjesëmarrësve në takim, por zv/kryeministrja Tahiri nuk pranoi këtë imponim me arsyetimin se pala e Kosovës ka ardhur e përgaditur maksimalisht për takimin dhe propozoi që takimet të zhvillohen dypalëshe, kështu që nuk u realizuan takime trepalshe por vetëm takime bilarerale mes palëve dhe përfaqësuesve të BE-së. Gjatë ditës së djeshme pala e Kosovës mbajti tre takime bilaterale me BE-në dhe pas shumë orësh bisedime nuk pati rezultate konkerete, përveç pajtimit për moratorium për veprime destruktive e të paligjshme dhe pajtimit për një takim tjetër në 22 korrik, përfundon njoftimi dërguar sot nga  Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Mbrëmë vonë nga Brukseli media raportonte se, përfaqësuesit e Kosovës dhe Beogradit biseduan pa ndonjë rezultat në Bruksel për zgjidhjen e situatës në zonën përgjatë lumit Ibër, në Mitrovicë.

Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, njofton se palët janë pajtuar që të formojnë një grup punues që do të takohet më 22 korrik në Bruksel për të diskutuar situatën.

Në një deklaratë për medie, u bëhet thirrje palëve që “që të përmbahen nga çdo veprim në apo afër urës kryesore apo urave të tjera pa marrëveshje paraprake”.

Ndërtimi i sheshit “Mbreti Lazar” i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër, që ka nisur ditën e mërkurë, me vendimin e organeve komunale të Mitrovicës së veriut, ka nxitur si kundërpërgjigje, vendosjen e një cilindri të betonit me diametër 1.5 metra, në udhëkryqin kryesor në Lagjen e Boshnjakëve nga banorët shqiptarë, duke e emërtuar atë Sheshi “Adem Jashari”. Ndërkohë, në fshatin Suhadoll, po në veri, është ngritur edhe një shesh tjetër me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Takimi i të premtes, ndërmjet zv/kryeministres në largim të Kosovës, Edita Tahiri dhe shefit të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, u tha se ishte përshkuar me shumë tensione.

BE-ja ka kërkuar që palët të punojnë në zbatimin e marrëveshjeve për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë në pajtim me marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button