KronikaQeveritare

Tahiri prezanton ligjin e ri për sigurinë publike: Siguria, përgjegjësi e të gjithëve

Siguria publike nuk është vetëm çështje e Policisë, por dhe e qytetarëve. Këtë tha Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në çelje të fjalës së tij, gjatë prezantimit të P.LIGJI-MASAT-PER-SIGURINE-PUBLIKE

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm tha se qytetarët janë pjesë thelbësore e sigurisë publike, pasi bashkëpunimi i tyre me Policinë është baza e sigurisë së gjithsecilit. Lidhur me këtë, ministri Tahiri ilustroi dhe disa shembuj. “Shoferi i një autobuzi urban u njoftua se ishte vjedhur një telefon celular. Menjëherë lajmëroi Policinë dhe mbylli dyert e autobuzit me qëllim që fajtori të mos dilte nga aty. Një gjest i vogël, që solli drejtësi”, tha Tahiri.

Ai vijoi më tej duke thënë se Policia e Shtetit në këto dy vite ka punuar fort për të përmirësuar imazhin e saj në sytë e qytetarit që zbaton ligjin. “Policia punon dhe është aleat i njeriut të ndershëm. Policia po përpiqet të ndryshojë mënyrën e të menduarit. Ne po kërkojmë një tjetër filozofi për të ndërtuar sigurinë. Policia në mënyrë të padrejtë dhe për shkaqe historike, konceptohet si mjet represiv ndaj atyre që shkelin ligjin, por është mbi të gjitha mjeti për të ndërtuar partneritet me ata që nuk e shkelin ligjin dhe këtu hyjnë në punë dhe vjen në ndihmë personi i ligjshëm, që duhet të bashkëpunoj me policinë me këtë korsi të së drejtës”, theksoi Ministri i Brendshëm.

tahirin---ligji-i-ri-(6)Ministri Tahiri tha se gjatë këtyre dy viteve falë kësaj pune të bërë nga policia kemi arritur një rezultat historik, numrin më të vogël të vrasjeve në 25 vitet e fundit. “Ne kemi zhvilluar 4 200 takime me komunitetin, kemi sot 10% më shumë punonjës policie, që çdo ditë punojnë për të ndërtuar marrëdhënien e besimit me qytetarin, ndërsa janë rritur në 202 mijë telefonatat në nr. 129, në një vit.

Pra, qytetari është i ndërgjegjshëm dhe ka besim tek polica. Ndërtuam, tha Tahiri, Komisariatin dixhital, ku mund të denoncohej paligjshmëria. Rritëm aksesin e qytetarëve tek Policia, duke i dhënë mundësi qytetarëve për të qenë pranë Policisë e për të testuar punën e saj. Prej kësaj kemi kuptuar se duhet luftuar korrupsioni brenda policisë, ku një punonjës, ndoshta jo i rëndësishëm në hierarki hidhte baltë për disa të holla në punën e të gjithë policisë. Në kemi vënë nën hetim 1998 punonjës policie, 20% të trupës policore, Pra kjo ishte situata ku e gjetëm Policinë”, tha Tahiri.

Rezultatet e arritura janë historike, vijoi ai. “Janë ulur në minimumin historik vrasjet në vend. Që nga vitit 1991, ky është viti i parë kur kemi vrasje në minimumin e vet historik, krahasuar kjo dhe me vendet e rajonit dhe sigurisht dhe me ato europiane. Vrasjet janë sa gjysma e atyre që ndodhën vjet e akoma më tej, janë sa gjysma e gjysmës e dy viteve më parë”, vijoi Tahiri. “Janë ulur krimet kundër pronës, janë kapur në flagrancë rreth 46% e më shumë persona që kryenin këto lloj krimesh. Vjedhjet e automjeteve janë ulur me mbi 50%, por qytetarët kanë përfituar shumë më shumë se kaq, pasi kanë fituar jo vetëm makinën e tyre, por dhe sigurinë. Kemi rritur investimet në polici, rrogat etj dhe gjithashtu kemi rritur buxhetin mbi policinë, nga 11.2 lekë për frymë  që ishte dy vite më parë në 13 lekë për frymë”, tha Tahiri.

Lidhur me ligjin e ri, Ministri Tahiri tha se janë përcaktuar në detaje të gjitha elementët e nevojshëm për këtë siguri. “Do të ketë kamera me cilësi të lartë në shumë zona. Do të ketë kontrolle më të shumta”, tha Tahiri, i cili shtoi se cilësia e pamjes që do të filmojë kamera është shumë e rëndësishme se kemi pasur raste ku policia ka pasur pamje, por kjo pamje nuk ka dhënë asnjë rezultat, pasi nuk viheshin re elementët e sigurisë.

Elementi i dytë i sigurisë, bëri të ditur Tahiri janë dedektorët. “Pra do të bëhet identifikimi i të gjitha armëve me leje, armëve të shtetit, armëve të të gjitha llojeve dhe të atyre që hyjnë e dalin në vend, për të ditur pronësinë e armës, si dhe origjinën e saj, duke bërë analizë risku dhe duke arritur në konkluzione se ku është i nevojshëm kontrolli e ku jo, dhe kjo duke bërë kontrolle të shumta edhe në klubet e natës apo lokale të identifikuara si të rrezikshme. Mund të kërkohet dhe identiteti i personave që janë në një lokal”, vijoi Tahiri.

Ai tha se të gjitha këndet publike, zonat e populluara dhe ato me risk të lartë do të jenë nën vëzhgimin e kamerave dhe pjesë e këtij ligji. “Çdo shkollë do të ketë kontrolle të hyrjeve e daljeve që të mos ketë persona që nuk kanë akses në këto institucione”, tha Tahiri.

[embeddoc url=”https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/11/P.LIGJI-MASAT-PER-SIGURINE-PUBLIKE1.doc” viewer=”microsoft”]

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button