🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,041 ▼ -0.28% ETH $2,182 ▲ +0.13% XRP $1.4110 ▼ -0.5% SOL $86.2200 ▼ -0.76%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Tahiri reagon ndaj akuzave: Mediokriteti i PD nuk njeh kufij

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike, pas aksionit antidrogë të policisë greke, që cilësonte si kryetar të organizatës një shtetas shqiptar, drejtor sipas saj në Sarandë.

“Sipas PD, vetë ne, Policia e Shtetit & DEA e SHBA & Policia Greke po hetojmë me sukses një grup kriminal të lidhur po me ne, me mua dhe drejtuesit e policisë. Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtet kaq naivë i konsiderojnë shqiptarët?”, është shprehur Tahiri.

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar ndaj akuzave të PD duke deklaruar se ka bashkëpunuar në operacionin anti-drogë të policisë greke, i cili sipas saj është duke u zhvilluar në bashkëpunim edhe me DEA-n amerikane dhe forcat policore të disa vendeve europiane.
Operacioni konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe BE. Policia nuk bën të ditur shumë detaje të tij për shkak se konsideron se do të cënoheshin hetimet, për të cilat thotë se kanë nisur disa muaj më parë dhe përfshijnë një shkëmbim intensiv të dhënash, si edhe përgjimesh.
Policia e Shtetit shqiptar shpreh indinjatë rreth akuzave “tërësisht abuzive” nga Partia Demokratike. Në reagimin e saj thuhet se, “teksa rezultatet e këtij operacioni po dalin në dritë, Partia Demokratike hedh akuza ndaj disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në këtë operacion e janë pjesë e rezultateve të tij”.
Policia ka cituar një deklaratë të policisë greke më 10 maj 2016 për këtë operacion, ku theksohet bashkëpunimi policor i Shqipërisë. Policia e Shtetit e mbyll deklaratën e saj duke i kërkuar partive politike të ndalin “sulmet dhe shpifjet e pabaza”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.